Bardh Spahia

Kronikë

Bardh Spahia reagon pas masakrës në Shkodër: Më pak nxënës u rikthyen në shkollë! Qyteti duhet t’i rikthehet qytetarëve

8 Shtator, 12:34| Përditesimi: 8 Shtator, 12:36

  • Share

Deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar së fundmi për masakrën e ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit ku 2 persona mbetën të vrarë e 2 të tjerë të plagosur.

Spahia shkruan se terrori në kryeqendrën e veriut i ndodhur pranë shkollave e qytetarëve, ka bërë që më pak nxënës të rikthehen në bankat e shkollës nga frika, ndërsa shton se qyteti duhet t’i rikthehet qytetarëve për të rifituar shpresën e humbur.

"Masakra tjetër sot në Shkodër,

kujtesë e ashpër dhe tronditëse e sundimit të krimit në Shkodër.

Një ngjarje e rëndë që lë pas frikë, dhimbje dhe pasiguri.

Në një ditë që duhej të ishte festë për fëmijët dhe prindërit, Shkodra u përball me dhunë ekstreme që nuk duhet të kishte vend kurrë në zemër të qytetit, në oborrin e bashkisë, pranë shkollave dhe familjeve të qytetit tonë.

Sot më pak nxënës u rikthyen në bankat e shkollës sepse aty ku sundon krimi i bërë një me shtetin, nuk ka vënd për dije dhe as shpresë.

Shkodra nuk mund të vazhdojë të sundohet dhe shtypet nga krimi. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve dhe të rifitojë shpresën e humbur!", shkruan politikani.


Lajmi kryesor:

Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?