Bardh Spahia:Tamponët e marrë në Shkodër dje nuk janë analizuar, fshehja e të infektuarve është një akt kriminal

15 Prill 2020, 12:46| Përditesimi: 15 Prill 2020, 12:52

  • Share

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia vijon akuzat ndaj qeverisë ku sipas tij tamponët e marrë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës nuk janë analizuar. Sipas Spahias janë marrë 54 mostra dhe asnjë prej tyre nuk është analizuar.

Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71.

Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë?

Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri krimin, përfundon reagimin e tij Spahia.

Komento

Komente

  • Arelti: 15/04/2020 20:47

    Po ju cfare ndihme i jepni popullit ne keto dite te veshtira.Vetem shpifje dhe genjeshtra

    Përgjigju
  • YYY: 15/04/2020 16:00

    Del per t'na treguar cfare pamje ka m*ti ne kohe pandemie!

    Përgjigju
  • O tej: 15/04/2020 13:01

    Je tu na ca carin perdite ne nje vrime i bie kavallit o pleh

    Përgjigju
  • ÇUNI SPIUNIT ALI SPAHIA: 15/04/2020 12:54

    Ky çuni i spiunit ali spahia na osht ngjit si mut mas kpucve. Na çavi taravelen tu lef përdit pa pushim hum hum hum o bardh ha një tum të modh o bardhi pordh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?