Bardheblurtë zyrtarisht kampion për të 25-ën herë, në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet

29 Korrik 2020, 21:17| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 22:32

  • Share

Tirana është shpallur zyrtarisht kampione mbrëmjen e sotme në stadiumin "Air Albania" që është kthyer në një spektakël fishekzjarrësh ngjyrash.

Rezultati nuk kishte rëndësi, pasi titulli erdhi dhuratë nga Vllaznia e cila mundi 1-0 Kukësin në Shkodër, duke e shpallur automatikisht kampione Tiranën. Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë duke siguruar titullin e 25-të në histori.

Ndeshja e sotme Tirana-Bylis mbaroi me rezultatin 1-1. Bardheblutë rikthehen pas 11 vitesh tek titulli kampion në Superligë pasi për herë të fundit kampion ishin shpallur në vitin 2009. E gjithë zona përreth stadiumit është e blinduar me polici për të shmangur tifozët e zjarrtë të bardhebluve. Policia e Tiranës bëri të ditur disa masa teknike që u morën për organizimin e ndeshjes së sotme në Superligë Tirana-Bylis, që është e fundit për këtë sezon në kampionat, dudke mos lejuar asnsjë tifoz që të hyjë brenda. Gjithashtu u shmang grumbullimi i tyre për të shmangur përhapjen e pandemisë së COVID-19. Pjesë e ndeshjes ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili e shprehu ditën e sotme tifozërinë e flaktë me anë të një fotoje me bluzën bardheblu. Shpallja kamion e ekipit të bardhebluve  përkon me 100 vjetorin e Tiranës si Kryeqytet i Shqipërisë, ku kupën e fitores Meta ia ka dorëzuar kapitenit të grupit Erando Karabeci.

Ora 23:04
Tifozët e Tiranës festojnë në rrugët e kryeqytetit, shpërndahen pas thirrjes së policisë

Tifozët e klubit të Tiranes janë organizuar në një marshim gjatë kohës që ndeshja ishte drejt përfundimit. Marshimi nga Rruga Fortuzi drejt ministrisë se Drejtësisë-Sheshi Skënderbej dhe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Deri tani nga ana e policisë nuk ka asnjë të shoqëruar pasi tifogrupi pas marshimit është shpërndarë. Festes i janë bashkuar dhe disa lojtarë të ekipit të Tiranës. Pas thirrjeve të policisë edhe tifozët janë shpërndarë.

Ora 22:05
Meta i dorëzon kupën kapitenit të nderit: Urime Tirona kampion

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit, që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” për të bërë tifozëllëk për Tiranën. Pas ndeshjes, ai tha se ekipi ka kaluar vite të vështira në të kaluarën dhe që më në fund iu rikthye buzëqeshja në një vit historik.

Meta, i cili mbante veshur fanelën bardhë e blu të ekipit të F.K Tirana, pas përfundimit të ndeshjes, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi kapitenit të nderit për sonte Erando Karabeci Kupën e 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit, të fituar me plot meritë nga ekipi bardheblu, pikërisht në 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.

"Fansat e Tironës kanë kaluar vite të vështira në të kaluarën dhe që më në fund iu rikthye buzëqeshja në një vit historik. Kam dy fanella, njërën ma ka dhuruar Rudi Vata i cili gjithashtu ka luajtur pak edhe për Tironën, tjetrën stafi im besoj në bashkëpunim më grupin e Tironës. Sot do dëshiroja të komentoja padyshim sikurse ka ndodhur para 12 vitesh, por rezultati flet vet dhe nuk ka nevojë për shumë koment. Tirana ka udhëhequr gati përgjatë gjatë gjithë vitit bindshëm, pati një lëkundje të vogël në fund por dhe mbyllja ishte sot spektakolare dhe i uroj të ketë suksese në kompeticionet ndërkombëtare", tha Meta.

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 06:53

    Si e thot vet Ed Rama " What the fuck "

    Përgjigju
    • Sefer daja: 30/07/2020 09:46

      Po ti meqe dhe ne shkrime per sportin paske ne mend Ed Ramen shko " faku" bashk me të!

  • Tirona: 29/07/2020 22:54

    Urime Tirones!O President nuk te takon Ty te ti japesh Kupen Tirones, Federata e Futbollit nuk ka bere gjetjen e duhur. Ate Kup duhet ta dorezonte kryeministri,nese Kryeministri nuk do te kishte mundesine se mund te ishte i zene me pune, ate Kup ta dorezonte nje nga futbollistet e shquar te Tirones te viteve 1970-1980 qe nuk paten mundesine ta fitonin kete trofefe. Presidentit i takon te dorezoje Kupen e Republikes. Si gjithmone ne shqiperi cdo gjo bohet mbraps dhe pa nje protokoll te qarte, po kaq njerez te paditur qenkemi!!!!

    Përgjigju
    • VIRUSI: 30/07/2020 14:19

      ME BERI PERSHTYPJE DHE PER MUA KJO ISHTE NJE CMENDURI E RADHES, QE I DELEGUARI NGA PRESIDENCA DHE DY TE DELEGUARIT NGA FEDERATA SI DHE FEMIJET E VEGJEL TE VENDOSUR PARA EKRANIT KU TE SHEH E GJITHE BOTA, ISHIN PA MASKA. ORGANIZATORET DHE INDIVIDET E FTUAR , PERVEC FEMIJVE QE ME PAFAJSINE E TYRE KETA KRIMINELA MUND TI KENE MORE NE QAFE, QE MOREN PJESE NE KETE EVENTIMENT DUHET TE PERGJIGJEN PARA LIGJIT. PERSE NE SHQIPTARET DUKE FILLUAR NGA I PARI I SHTETIT E ME RRADHE NUK NA PELQEN TA ZBATOJME LIGJIN? ME DUKET SE E KENI PARE ORGANIZIMIN E DOREZIMIT TE KUPES NE PREMIER LIGE TEK LIVERPULI, KU PERVEC FUTBOLLISTEVE TE PA SHOQERUAR NGA FEMIJET E TYRE , GJITHE TE TJERET ISHIN ME MASKA MBROJTESE KUNDER KOVID-19.

    • Populli: 30/07/2020 08:51

      meta eshte ber si ato qe te vijn ne vaki pa te njohur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?