TIRANË - Të diel në datën 9 shkurt në orën 13:30 Partizani dhe Tirana do luajnë derbin numër 177-të në histori. Tanimë nuk ka më dyshime dhe sfida është vendosur të luhet në "Arenën e Demave".
Stadiumi i Partizanit ka një kapacitet prej afro 5 mijë ulësesh dhe është me bar artificial, ndërsa për herë të parë në histori kjo sfidë luhet në një impiant ku numri i tifozëve nuk do i kalojë 5 mijë.
Në bazë të rregullores, miqtë e Tiranës do kenë vetëm 200 tifozë në stadium. E padëgjuar më parë që ndeshja më e rëndësishme në Shqipëri të zhvillohet në një impiant që ka këtë kapacitet.
Më herët dueli ishte vendosur të luhej në orën 20:00 po të dielën, por në "Arenën Kombëtare". Për shkak se "Arena Kombëtare" nuk duket në gjendje të mirë dhe do mbahet gati për ekipin kombëtar i cili luan në mars (datën 24 kundër Andorrës), dueli është spostuar.
Në këtë takim pritet të ketë forca sigurie të shtuara. Përballja mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë e treta për këtë sezon, ndërsa dy të mëparshmet janë mbyllur me barazim pa gola.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)