Politikë

Bardhi akuzon Ramën se i ka vjedhur programin PD-së: Mashtrues në fushatë, nuk di dhe nuk do sepse vjedh! (VIDEO)

7 Prill, 16:45| Përditesimi: 7 Prill, 16:57

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Gazment Bardhi, akuzon kryeministrin Edi Rama si një mashtrues gjatë fushatës elektorale dhe se i ka vjedhur programin demorkatëve, duke përsëritur akuzën e ditëve të fundit të selisë blu.

Reagimi erdhi sot (7 prill) me një video-postin në llogarinë personale në rrjetin social Facebook.

Kreu politik për qarkun e Fierit për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, akuzon kryeministrin dhe kreun e PS-së për vjedhjen e programit elektoral të Partisë Demokratike.

“Një mashtrues në fushatë! Ka një fjalë të urtë që thotë se “kur një klloun shkon në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet cirk”.  Asgjë më shumë sesa kjo nuk i shkon Edi Ramës. 6 muaj më parë, kur ne u angazhuam për rritjen e pensioneve mbi 200 euro, na tha se po falimentonim shtetin. Tani, ka shkuar tek premtimi ynë, por që ai s’e realizon dot”, shprehet Bardhi.

Dhe më tej rendit arsyet:

“Sepse nuk do! Sepse nuk di! Sepse vjedh! Ndiqeni me zë dhe me figurë kryeministrin që mashtron dhe ndëshkojeni me votë!”, shkruan ai, teksa e shoqëron edhe me video.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?