Politikë

Bardhi: Asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin të vërtetën skandaloze të Ramës

13 Shtator 2019, 18:11| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 18:13

  • Share

TIRANË- Teksa deklaron se PD-ja po lobon për çeljen e negociatave, nga ana tjetër shprehen se nuk ka për të pasur një vendim pozitiv dhe përgjegjës bëjnë kryeministrin Edi Rama. Sekretari i Përgjithhëm në PD, Gazment Bardhi tha se asnjë nga takimet e kreut të qeverisë, nuk do të fshehin atë të vërtetë skandaloze, siç ata e cilësojnë, që e lidh Ramën me emërimet e drejtpërdrejta të kryebashkiakëve me precedentë penal. Për këtë akuzë, Bardhi sjell rastin e kryebashkiaut të Shkodrës, Valdrin Pjetri, atij të Vorës, Agim Kajmakut dhe së fundmi të Vaut të Dejës, Mark Babanit.

"Asnjë takim në Berlin, Ëashington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim. Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.

Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë. Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994. As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën. Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa", tha Bardhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • C'ere ashtu tuj than nji ky Majmun bre ?!: 13/09/2019 19:14

    A s'po do Majmuni i sapo zbrit nga pema ,qe Shqypnia ti bashkohet Europes ? Nji Majmun Cirku qe duhet fut mrena Cadres e mos gerthit e klith rrugeve . Njerzit ,shqiptaret , kan nji Axhente qytetare ,me ju bashku Europes , pa cenuar Pyjet ,pemet nuk do preken dhe Majmunt munde lirishte te jetojne aty . Demokracia eshte per Njeriun jo Kafshet e teritorit Shqiptare .

    Përgjigju
  • YYY: 13/09/2019 19:07

    O Gaz djali, sulmi ndaj rendit kushtetues dhe tradhetia kombetare jane kryeskandalet. Nje luge corbe e prishur edhe mund te perballohet, por jo koka ne tenxhere te corbes cdo dite.

    Përgjigju
  • asl: 13/09/2019 18:59

    Bardhi je i mire per qen gjahu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?