Sali Berisha në takim me raporterët e Këshillit të Europës, Jonida Tabaku dhe Gazmend Bardhi

Bardhi dhe Berisha takojnë të ndarë përfaqësuesit e Këshillit të Europës! Kreu i Rithemelimit u 'kërkon ndihmë për drejtësinë'

26 Shtator 2023, 19:48| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:46

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku u takuan sot me bashkëraporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë. Në mesazhin e shpërndarë për media mbi takimin, Bardhi thekson se ka ndarë shqetësimin për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Mirëpritëm sot raporterët për Shqipërinë në Këshillin e Europës, z. Asim Mollazada dhe z. Jonut Stroe me të cilët ndave shqetësimin mbi nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit, përmbylljen e Reformës Zgjedhore me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si dhe forcimin e mekanizmave parlamentar për llogaridhënien nga Qeveria. I falenderuam për qëndrimin e tyre në raportin pararendës ku theksohej se të gjitha demokracitë kanë nevojë për një opozitë që funksionon mirë dhe që siguron sistemin e duhur të kontrolleve dhe balancave të pushtetit. Në përgjigje të thirrjes së tyrë në raportin e Tetorit 2022 që Partia Demokratike të kapërcejë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në qeverisjen e vendit, ku të përfshihen të gjitha palët, i informova për përpjekjet për të bërë opozitën funksionale në Parlament dhe për të kapërcyer konfliktin e brendshëm partiak, përmes ndërtimit të një axhende të përbashkët opozitare", ka thënë Bardhi.

Në një takim më vete, edhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka pritur delegacionin e raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.

Sipas njoftimit për shtyp të Rithemelimit, Berisha "kërkoi ndihmën e KiE edhe te sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij është i paralizuar".

“Ata që e ngritën këtë sistem nuk ndërhyjnë dot më për ta riparuar sepse janë ‘aksionerë në dështim’”, theksoi Berisha.
Kryetari demokrat i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar”, shtoi ai.

Një takim me raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë ka zhvulluar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 26/09/2023 20:40

    Filluan ti heqin maskat Bardhi me Tabakun po dalin neper ekrane mbas humbjes ne Kukes.Nuk lan gure pa levizur e maskarallek pa bere per te bere lemsh partin demokratike,turpin e ketyre te dyve qe luanin ne prapaskene dhe vazhdojn te luajn me kriminel Berishen do ti denoj historia!Jane qe te dy tradhetare te pa bese jane e keqja e Shqiperis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?