Bardhi dhe Gjekmarkaj nënkryetarë tek Rithemelimi/ Baçi: Ishte domosdoshmëri! Kadilli: Nuk shoh asnjë dobi

8 Mars, 17:43| Përditesimi: 8 Mars, 18:13

  • Share

Situata me opozitën në parlament dhe bashkimi zyrtar i Bardhit dhe Gjekmarkajn me Rithemelimin u diskutuan në “Studio Live” në Report TV. Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi tha për Arbër Hitajn se pranimi i Bardhit dhe Gjekmarkajt lindi si domosdoshmëri e situatës së pazakontë që kaloi PD-ja.

‘Me ndryshimet e fundit të statutit parashikohet që edhe ata deputetë që janë kryetar të komisioneve parlamentare janë anëtarë të kryesisë së PD. Nuk ka një anashkalim. Nuk ka shkelje të statutit. Janë të zgjedhur, janë deputetë të PD, të votuar. Nuk besoj se nuk asnjë gjë të keqe. Nuk është problem që ne si deputet për të qenë anëtar të Këshillit nuk votohemi. Pra është e njëjta që disa nga deputetët mbajnë detyrat më të rëndësishme në parlament të jenë anëtar të Kryesisë. Duke parë që PD është në një situatë të pazakontë, lindi si domosdoshmëri të bëhen këto ndryshime.

Është e përcaktuar që është një dispozitë tranzitore për të arritur edhe një bashkim të PD. Bashkimin kam quajtur bashkimin në bazë të demokratëve. Ky është një vendim i Këshillit me votë, është një propozim nga Kryesia. Ka qenë propozim i kryesisë jo i kryetarit. Është diskutuar me 3 orë mbledhje.’, tha Baçi.

Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli në lidhje Skype tha se u bashkuan disa njerëz që deri dje akuzonin njëri-tjetrin për vrasje.

‘Aktet formale janë e drejta subjektit, një subjekt e ndërron statutin. Nuk shoh të veçantë. Në aspektin politik shoh një llogari politike të disa individëve që edhe kur ishin pranë Bashës edhe pranë urës për të kaluar ylberin janë udhëhequr nga parimet e karrierës. Në mungesë të një propozimi politik nuk shoh ndonjë dobi.  Gjithë Rithemelimi është bashkuar dhëmbë më dhëmbë shtrënguar. Janë thënë fjalë të rënda. Këto fjalë të rënda njerëzit i mbajnë mend. Nëse dikush akuzonte dikë për vrasje, këto akuza ranë. Mirë me statut e zgjidhim. I dhamë shqiptarëve një projekt të ri politik? Apo dorëzim i karrierës në dorën e njërës palë sepse e ka koeficientin e ngritjes së karrierës më të lartë se pala tjetër. Kush kritikon quhet një njeri që nuk i do të mirë opozitës.

Kadilli shprehet skeptik për këtë bashkim dhe nuk shikon asnjë dobishmëri për opozitën.

Cili do jetë dobia për opozitarizmin? Opozitë nuk do të thotë të jesh thjesht kundërshtar i pushtetit. Opozitë është ajo që jep një propozim të ri për qytetarin shqiptar. Shoh krizë në PD. Kam qenë përballë këtij modeli që ditën që humbëm zgjedhjet në 2021. Besoj fort që PD ka nevojë të modernizohet. Ka nevojë të ketë substancë politike. Dhe jo a ulet me mua kryetarja apo me atë tjetrin. Kjo opozitë do i japi përgjigje shqiptarëve sepse në 2021 humbi? PD ka nevojë të ringrihet mbi një projekt politik.

Kam qenë kundër kësaj politike dhe kam qenë me të dy pjesët e PD-së. Formalisht nuk kam pranuar të refuzoj bashkëpunimin me Këshillin. Qëndrimin e kam bërë publik, do kemi një parti më të madhe se kryetari?’, u shpreh Kadilli.

Ora 18:00
Takimi i Bardhit me Çuçin/ Luan Baçi: Kemi detyruar PS-në të na njohi; Kadilli: Lojë e pushtetit për të thelluar përçarjen

Baçi ka sqaruar takimin e përfolur në media në selinë e Kuvendit mes Gazment Bardhit, Bledi Çuçi, Mesila Dodas dhe Dashamir Shehit në drejtimin e kryeparlamentares Nikolla. Baçi thotë se nuk ka neogciata por është vetëm takimi i zakonshëm i kryetarëve të grupeve parlamentare.  

‘Jemi në takim është një gjë, jemi në negociata tjetër gjë. Është një takim, në konferencën e kryetarëve të Kuvendit. Zonja Nikolla ka thirrur në një takim për të diskutuar si do të vijojë jeta parlamentare pas bllokimit që është bërë. Është thirrur Çuçi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe Dashamir Shehi. Pra janë kryetar të grupeve parlamentare. Ka dhe një njohje defacto të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së të udhëhequr nga doktor Berisha, pra Gazment Bardhit. Nikolla është detyruar nga faktet të thërras zotin Gazment Bardhi dhe të njoh Partinë Demokratike të vërtetë dhe të mos kërkojë falsitete. E kemi detyruar PS-në të na njohi.’, shprehet Baçi.

Ndërsa për Kadillin kjo është një përpjekje e mazhorancës për të thelluar përçarjen në opozitë. 

Këto lojëra tregojnë përpjekje e pushtetit për të thelluar më shumë përçarjen.’, thotë Kadilli.

Ora 17:50
Baçi: Kritikat pa marrë pjesë në aksion janë të pavlefshme! Kadilli: Akuzuan njëri-tjetrin për vrasje dhe vila në Lalëz, tani bashkohen

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli debatuan në "Studio Live". 

Pjesë nga debati:

Baçi: Kritikat, këshillat nga larg pa marrë pjesë në aksionin opozitar më duken të pavlefshme. Mendoj se duke qenë brenda mendimet jepen më mirë. Edhe kuptimet bëhen më mirë, kur janë dashamirëse. Parë në këtë këndvështrim asgjë nuk na ndalon të bëhemi bashkë me mendime. Pse ta paragjykojmë këtë lëvizje. Mund të jetë ashtu siç e gjykoni ju për karrierë. Ama ne e shohim si lëvizje e duhur për të qenë të gjithë bashkë. Dhe e patë në protestën e 20 shkurtit. Tregoi se PD është bashkë. Të heqim dorë nga këto etiketime Rithemelimi, PD zyrtare. Nuk mund ti fuqizoj vula. Vjedhin fonde me ato 2-3 deputetë që ka Lulzim Basha. Fatbardhi ka qenë kritik në kohën e Bashës. Ka qenë kritik publik. Por më duket qëndrimi i një Bashe që loz me vulën apo siglën. Mbështetja ndaj njërit që nuk ka oksigjen.

Kadilli: Flasim për dy realitete, sado të ndryshme unë besoj se janë krijuar me motive politike. Ndryshimi i pozicioneve pa shpjeguar ndryshimin politik, është karrierë është llogari. Nuk shqetësohem nëse PD ndahet apo bashkohet. Shqetësohem nëse disa protagonistë akuzojnë me akuza të rënda njëri-tjetrin. Për vila në Lalëz.

Baçi: Çfarë rëndësie ka kjo Fatbardh? I kam dëgjuar. Dhe ke të drejtë, por janë probleme të tyre dhe t’i zgjidhin në gjykata. Mua më intereson se çfarë kërkojnë demokratët.

Kadilli: Vijoj të jem kritikë sepse nuk më pëlqen ideja e tyre politike.

Baçi: Hajde të shtojmë akuzat brenda.

Kadilli: Nuk akuzoj njeri për hajdut vrasës. Pas akuzës kam edhe autokritike politike. Nëse i them dikujt vrasës ai ose është vrasës ose unë jam shpifës. Nuk mund të fitohet respekti pasi i ke thënë të 101-tat tjetrit. I kam mbajtur qëndrimet pa u ndarë PD-ja. Pengesat më të mëdha në kryesi për të ndryshuar statutin i kam pasur nga këto që u bashkuan edhe një herë. PD është instrumenti më i fuqishëm për të prodhuar politikë. Veshi i qytetarit nuk është ajo protesta në datën x apo y. Mbushet sheshi me një parti që ka 100 mijë anëtarë. Por a i flasim dot qytetarit të na besoj kur çfarë nuk i kemi thënë njëri-tjetrit? Bashkimin nuk e shoh me entuziazëm. Shoh humnerë mes PD-së dhe qytetarit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?