Pakoja e Gazment Bardhit dorëzuar Altin Dumanit

Politikë

Tani dosjet kundër qeverisë PD i mat me kile! Gazment Bardhi: Kam çuar 11.3 kg prova për Belinda Ballukun

27 Shkurt, 19:41| Përditesimi: 28 Shkurt, 09:08

  • Share

TIRANË-  Tani dosjet kundër qeverisë PD i mat me kile. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi një foto të një pakoje të madhe me peshë siç thotë ai 11.3 kg që i është dorëzuar kreut të SPAK, Altin Dumani këtë javë. Ndërsa paralajmëron se do të dorëzojë të tjera prova për zv/kryeministren Belinda Balluku të cilën e akuzon për korrupsion.

"Edhe më shumë do të jenë nga nesër!" paralajmëroi ai. 

Po çfarë bëhet fjalë?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se janë prova për të cilat SPAK duhet të hetojë zv/ kryeministen Balluku për korrupsion. Në një konferencë për median në orën 11:30 pritet të japë më shumë detaje. 

“Belinda Balluku = Korrupsion!

11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!

Bardhi e mbyll postimin me një ironi për Ramën duke i kujtuar se edhe zv/kryeministri parardhës i Belinda Ballukut po hetohet për korrupsion nga SPAK.

p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!" shkruan Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së ka bërë disa kallëzime e denoncime ndaj Ballukut në SPAK. E fundit ishte në dhjetor 2024. Bardhi denoncoi Ballukun për skemë abuzive të ndërtimit të Digës së Zadejës ku sipas tij i janë grabitur 4.5 milionë euro qytetarëve  shqiptarë.

Në tetor 2024 Partia Demokratike denoncon se zv/kryeministrija, njëkohësisht ministre e Energjetikës, Belinda Balluku ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milionë euro buxhetit të Shtetit vetëm për 2023. Vetëm për natën e Vitit të Ri, 31 dhjetor 2023, grabitja thotë Bardhi përllogaritet në 88.960 euro.


Postimi i Bardhit, ku dallohet edhe kutia me prova që ka dorëzuar në SPAK

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 28/02/2025 08:35

    Të dëgjojmë shpifjen e radhës të Vrasësit në Elbasan 2021.Sb fatkeqsi kombëtare Shqipëri-kosovë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?