Gazmend Bardhi dhe Damaian Gjiknuri

Politikë

Bardhi: Gjiknuri i lidhur me kriminelë, udhëtoi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë! Socialisti e padit për shpifje: Bëj gati avokatin, shihemi në gjyq! Demokrati: Mezi pres

29 Tetor 2021, 12:48| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 14:24

  • Share

Përplasjet mes Gazmend Bardhit dhe Damian Gjiknurit lidhur me impiantet e përpunimit të mbetjeve urbane ka përfunduar me një padi për shpifje për demokratin nga ana e Gjiknurit.

Debati në fakt nisi që dje në seancën plenare ku Bardhi e akuzoi Gjiknurin se ka udhëtuar në Maltë që konsiderohet si parajsë fiskale, por Gjiknuri e sfidoi me dorëheqje nëse ai gjen më shumë se 1 udhëtim të tij drejt Maltës. 

Sot sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Gjiknuri ka udhëtuar mbi 15 herë me personat që i konsideron si ‘mafia e plehrave’ jashtë Shqipërisë dhe thotë se është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionëshe.

“Afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë. Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave. Ky konflikt i pastër interesi i shtohet numrit të madh të provave që Partia Demokratike ka grumbulluar vitet e fundit mbi këtë aferë që bën bashkë drejtuesit më të lartë të këtij pushteti të korruptuar, e sigurisht vet Edi Ramën, që ka promovuar dhe mbrojtur këto projekte që  shkrumbojnë vetëm taksat e qytetarëve. Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionshe, që tregon edhe njëherë urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largoi këtë regjim plaçkitësish”, shkruan Bardhi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i cili shprehet se ka autorizuar ngritjen e një padie për shpifje ndaj Bardhit. Ai thotë se nga 17 datat e pretenduara nga PD për lëvizje jashtë vendit, 14 prej tyre rezultojnë të pavërteta. Gjiknuri i kërkon Bardhit të gjejë avokatin për mbrojtjen në gjykatë dhe i kujton sfidën se në rast se vërtetohet ajo që thotë ai të bëjë gati dorëheqjen.

“Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë. Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit. Nën presionin e “Foltores”, duket qartë se Gazi i Lulit dhe Luli i Gazit e kanë nxjerrë në shitje partinë si shpifësa me pagesë, gjobvënësa ekonomik e politik, duke ju vetofruar blerësit më të parë. Gaztori i Lulit të gjejë avokatin dhe bëjë gati mbrojtjen në gjykatë! Siç e sfidova dje publikisht në Kuvend, hapi i dytë, të bëjë gati heqjen dorë nga mandati si shenjë reflektimi për budalliqet me pagesë që nxjerr nga goja!”, shkruan Gjiknuri.

Pas paralajmërimit se do e padisë ka reaguar edhe Gazmend Bardhi i cili shkruan se mezi pret të përballet në gjyq me Gjiknurin.

“Damian Gjiknuri ka bërë shumë mirë që ka ndjekur këshillën time për të marrë avokat, do i duhet për gjatë, veçanërisht për në SPAK. Mirëpres çdo padi ndaj çdo deklarate time nga dita e parë e angazhimit në politikë, e deri në ditën e fundit. Mezi pres seancat gjyqësore për të dorëzuar provat e pakontestueshme që paraqita dje në Kuvend dhe shumë të tjera që për efekt kohe nuk munda. Damian ruaj qetësinë, se ndryshe duke u përpjekur të gënjesh, pranon të vërtetën. E vërteta të ka bërë të pohosh sikur unë kam thënë se ke bërë 17 udhëtime me mafiozët e incineratorëve, kur unë të listova vetëm 15 udhëtime. Në fakt janë fiks 17, sepse dje nuk përfshiva ato të datës 01.09.2010 dhe 27.01.2012. Faleminderit që më konfirmo”, shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • Tomi: 29/10/2021 12:57

    Gaz by....mos mor bure se do vesh tek kovaci ta drejtosh.

    Përgjigju
    • Juli: 29/10/2021 17:58

      Po te verteten thote i lidhur me gjithe bandat eshte i lidhur sidomos ne vlore fier e dures mos i do me emra ne vlore gjithe fushaten takohej nate me fshataret e selenices me ata te oslos me kokuqin e me larot e tjere ne fier me bene qimen ne dures me grupin me te rezikshem qe asnje sa u permendin emrin turp per ta qe bejne sikur zien me njeri tjetrin dhe ky tjetri ka deputeti me te koruptuar dhe qe ka urdhruar vrasje ne vlore apo ska gje

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?