Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Politikë

Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta nëse do futeshim me një listë, por ata mendonin se do fitonin 35 mandate të vetëm! Kryemadhi: Mashtrim pervers

11 Nëntor 2021, 22:47| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 23:13

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit. Në 'Open', Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregon se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.

“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandt. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Mezor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”- tha Bardhi në 'Open'

Megjithatë, kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi që e ka mohuar, duke e quajtur mashtrim pervers.

"Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij", tha Kryemadhi. 

Në zgjedhjet e 25 prillit, PS-ja morri mandatin e tretë, e vetmja parti që ka arritur këtë rezultat. Më konkretisht, PS ka në Parlamentin e Shqipërisë 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 12/11/2021 04:22

    Keto,jane te tmerrshem ne budallallikun e tyre,si Pd-ja, si Lsi-ja.Si nuk mesuan te bejne ndonjehere politike. Nivel primitiv.

    Përgjigju
    • Teme: 12/11/2021 06:14

      Po qysh, ashu eshte. Sidomos keta te LSI jane legena fare. Ramen e mbajten ne bashki, e sollen dhe qeveri, milona bene me Salen, miliona po bejne me Ramen. Si ore skane mesuar politike, pse Nasipi, Taku, Rehovicet ca kane bere apo futja kot.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?