Bardhi i përgjigjet Berishës: Hiq dorë nga PD, po rrezikon shpalljen e saj 'non grata' në PPE

20 Maj 2022, 14:11| Përditesimi: 20 Maj 2022, 14:30

  • Share

TIRANË- Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, pas deklaratave të këtij të fundit ndaj deputetit të CDU-së se nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike. Bardhi e bën të qartë se Berisha duhet të heqë dorë tashmë nga pengmarrja e PD-së për interesat e tij, pasi po rrezikon që ta shpallë partinë non grata në PPE.

“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët Europian po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD. Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi shkruan se Berisha nuk mund të bëjë sikur nuk i dëgjon thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe të vazhdojë me izolimin e Partisë Demokratike .

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Një ditë më parë deputeti i CDU-së Gunther Krichbaum deklaroi se nëse Sali Berisha vendoset në krye të Partisë demokratike ai do të angazhohet personalisht për të pezulluar procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

Por Berisha iu përgjigj duke thënë ai është krejtësisht një qëndrim personal dhe se ndjen keq ardhje për Krichbaum nëse mendon se mund të ndërhyjë në zgjedhjet e PD-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?