Gazment Bardhi në SPAK

Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës: Koordinatori të ka ngrënë ‘dardha e mollë’ pas shpine, s’ke kuptuar asgjë! Ndaje mendjen se për kë shpifa!

25 Shkurt, 12:24| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:28

  • Share

1736341562_gazmentbardhi.jpeg

Gazment Bardhi në SPAK

Deputeti demokrat, njëkohësisht kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po me një postim.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”, shprehet Bardhi në reagimin e tij, po në rrjetin social X.

Dhe më tej vijon duke u shprehur se kryeministri nuk e ka kuptuar ligjin dhe se këto kohë nuk është i qetë. 

Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”.

SPAK në janar përfundoi hetimet për denoncimin e Bardhit dhe deklaroi se nuk kishte asnjë provë që e implikonte Olsi Ramën me dosjen e Xibrakës, teksa aktualisht kryeministri e ka paditur në Gjykatë për shpifje deputetin e PD.

Reagimi i Bardhit në rrjetin X


Lajmi kryesor:

E akuzoi se fshiu emrin e Olsit nga dosja! Gjyqi për shpifje me Bardhin, Rama: Eh Babale, s’përdridhu, por prova s'ke! I përgjigjet deputeti i PD


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?