I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Me një postim në rrjetin social X, Gazment Bardhi komentoi fjalën e Ramës të mbajtur në konferencën me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i cili tha se “duhen dy veta për tango”, teksa komentoi edhe vizitën e grupit parlamentar opozitar në Strasburg.
Bardhi theksoi se “duhen dy për një tango dhe ti ke zgjedhur dyshen tënde: krimin e organizuar”, duke iu drejtuar me përgjigje kryeministrit. Deputeti përmend më tej edhe rastin e Altin Hajrit që dikton listën e deputetëve, duke iu referuar rastit të ish-deputetit socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja, Avdylajt dhe i kujton gjendjen e vendit.
Postimi i Gazment Bardhit:
“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar. Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe që garanton mirëqenien e tyre”.
Postimi i Bardhit në rrjetin X
Komente

Bardha te mahnit fare me keto pergjigjet super te zgjuara.
PërgjigjuEh Bardha, Bardha, ha mut Po Jo shume se Po te afron ora. Tre muaj afat te ka dhene kryetari I katit te 8 pastaj edhe ti me Agushin edhe Bilushin Brenda do jesh
PërgjigjuBardhi i semuri psiqik shpifanjosi ngaterrestari nuk do shpetoj pa u hetuar si kriminel i Elbasanit qe eshte! Sudja oligarja dhe kriminel Berisha nuk do arrijn qe ta shpetojn kete pleher!!
PërgjigjuPse qenke zemeruar kaq shume apo se te shau kryetarin?