Bardhi kërkoi rikthimin e Berishës në grupin e PD, Kikia për Report Tv: Kuvendi drejt heqjes së mandatit, tjetër goditje politike! Ndan ‘fatin’ e ish-kryeministrit

7 Qershor, 13:59| Përditesimi: 7 Qershor, 14:18

  • Share

Rithemelimi ktheu dje kaosin në Kuvend pas kërkesës për rikthimin e Sali Berishës në grupin e PD. Analisti Mentor Kikia i ftuar në Report Tv tha se kjo kërkesë vjen ndërsa Berishës pritet t’i digjet mandati i deputetit për shkak se nuk është paraqitur në seanca duke qenë se ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Kikia tha se me shumë gjasë do miratohet heqja e mandatit të Berishës, dhe kjo betejë do të shkaktojë debat të ashpër politik dhe juridik.

"Kërkesa për rikthimin e Berishës lidhet me faktin për shkak të masës së sigurisë arrest në shtëpie, Berisha e ka pasur të pamundur të paraqitet në Kuvend, plotëson afatin së shpejti kur deputeti i hiqet mandatit nëse ai mungon pa arsye në seancat plenare. Me gjasë është duke u shkuar drejt vendimit të Kuvendit për t’i hequr mandatin. Do ketë një debat jo pak të ashpër politik dhe ligjor, teksa Berisha i ka kërkuar gjykatës që të marrë pjesë në seancë plenare. Kjo do ta ndihmonte të mbante mandatin, po gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën në të gjitha nivelet me pretendimin se s’mund të thyhet arresti në shtëpi për asnjë lloj arsyeje", u shpreh Kikia për Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se heqja e mandatit do jetë një goditje tjetër politike për Berishën, ndërsa bashkë me vendimin për vulën e PD do ndajnë njëherë fatin e tij në raport me Rithemelimin dhe pjesën tjetër të PD.

"Merr një goditje tjetër politike në përpjekjet për të vazhduar të jetë kryetar i asaj pjese politike dhe për të mbajtur gjallë ambiciet për të qenë kandidati për kryeministër. Çështja e mandatit dhe vulës do ndajnë fatin e Berishës në raport me PD dhe të vetë PD që ai drejton me pjesën tjetër të gripit dhe mjedisin poltik", tha Kikia.

Prej 30 dhjetorit 2023 ish kryeministri vijon të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi është në hetim për ‘korrupsion pasiv’ lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave. Nëse nuk shkon në Kuvend deri në fund të qershorit, Berishës i digjet mandati.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 07/06/2024 15:46

    nuk mungon pa arsye po eshte ne burg. Hetoni edhe grupin kriminal qe i dergojne njerez cdo nate poshte ballkonit. Me cfare lekesh i justifikon keto shpenzime perfshire edhe faturen mediatike te perditshme. i eshte nderprere rroga po detyrimin per te deklaruar ne ildpi e ka ende si ish deputet

    Përgjigju
    • Nani: 07/06/2024 17:48

      Nuk eshte ne burg por ne arrest shtepie. Juristet e Sales jane mediokerr. Sa per prezencen, mund te bejne mbledhje dite e nate me Salen me zoom. Por sic thashe, inkompetent e mediokerr juriste.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?