Politikë

Bardhi në krye të grupit parlamentar të PD-së, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Pazar i pisët në kurriz të demokratëve (VIDEO)

15 Shtator, 11:11| Përditesimi: 15 Shtator, 11:30

  • Share

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi me anë të një video në Facebook, ka shpërthyer ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit konfirmoi Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Murrizi, teksa poston videon në të cilën shfaqen akuzat mes Bardhit dhe Berishës, pas përjashtimit të këtij të fundit nga PD, hedh akuza ndaj kryedemokratit se ka bërë pazare në kurriz të demokratëve.

“B*thylepirjet mes njëri- tjetrit nuk janë as parime morale, as kauza për opozitarët, por thjesht tregojnë karakterin tuaj bastard që lëpini çdo gëlbaze qe keni hedhur ne surratin e njëri- tjetrit kur ju është cenuar interesi i b*thes tuaj të përdredhur”, shkruan Murrizi.

Ndërsa në fund, ish-ligjvënësi demokrat, shkruan se përplasjet mes Bardhit dhe Berishës, nuk mund të harrohen nga të tjerët që sipas tij nuk janë përfshirë në marrëveshjet e ‘qelbësirave’.

Postimi i plotë i Murrizit:

Kush harron shpejt gabon shpesh.

Por kush mendon qe na i shet si “gabime” pazaret e pista për b*then e tij me çdo b*thëlepires tjetër ne kurriz te demokrateve nuk meriton as respekt, as mbështetje, as vlerësim e as mirënjohje për çdo gjë të mirë që mund te ketë bërë pa “dashje”.

B*thylepirjet mes njëri- tjetrit nuk janë as parime morale, as kauza për opozitarët, por thjesht tregojnë karakterin tuaj bastard që lëpini çdo gëlbaze qe keni hedhur ne surratin e njeri- tjetrit kur ju është cenuar interesi i b*thes tuaj të përdredhur.

Me këtë video kuptohet qartë qelbësirlliku politik i qelbësirave te politikës që mendojnë se të gjithë të tjerët qe nuk janë pjesë e kësaj tufe qelbanikësh mund t’i harrojnë meqë i përtypni ju fytyra te pista

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?