Gazment Bardhi, drejtuesi politik i PD në Fier, takoi të rinjtë e Roskovecit, duke i kërkuar angazhim në fushatë. Bardhi theksoi se duhet të besojnë tek parimi për tu arsimuar, pavarësisht vështirësive.
Ai premtoi mbështetje për bizneset e hapura nga të rinjtë, ulje taksash për familjet e tyre dhe rritje pagash e pensionesh.
Statusi i Gazment Bardhit
Të rinjtë, fuqia jonë Me të rinjtë e mrekullueshëm të Roskovecit! E rëdësishme për ne angazhimi i tyre në fushatë, por i inkurajova të studiojnë sa më shumë, pavarësisht veshtirësive. Më të mirët e kanë vendin në qeverinë e re të Partisë Demokratike pas 11 Majit! Mundësitë për punë për të rinjtë, përjashtimi ose lehtësimi nga taksat i bizneseve të hapura prej të rinjve, ulja e taksave për prindrit e tyre, rritja e paga e dhe pensioneve do të jenë shumë arsye së bashku për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri. Rinia është fuqia jonë! Në Roskovec dhe në qarkun e Fierit kemi krijuar një bërthamë të fortë që i prin fitores!
Komente
