Jorida Tabaku, Paul McCarthy dhe Gazment Bardhi 

Politikë

Bardhi në SHBA takon McCarthy: IRI rol të rëndësishëm në forcimin e demokracisë në Shqipëri

7 Shkurt, 11:32| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:40

  • Share

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me drejtorin për Europën të IRI, Paul McCarthy, të cilin e cilëson “një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol me rëndësi në mbështetjen e çështjeve që synojnë forcimin e demokracisë në vendin tonë.

'Është gjithmonë kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën të IRI, z. Paul McCarthy, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. Mirënjohje për angazhimin prej vitesh të IRI në Shqipëri dhe mbështetjes që vazhdimisht ka dhënë edhe për procese brenda Partisë Demokratike', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?