Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me drejtorin për Europën të IRI, Paul McCarthy, të cilin e cilëson “një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol me rëndësi në mbështetjen e çështjeve që synojnë forcimin e demokracisë në vendin tonë.
'Është gjithmonë kënaqësi takimi me Drejtorin për Europën të IRI, z. Paul McCarthy, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Instituti Republikan Amerikan ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shumë çështjeve në vendin tonë, që synojnë forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies. Mirënjohje për angazhimin prej vitesh të IRI në Shqipëri dhe mbështetjes që vazhdimisht ka dhënë edhe për procese brenda Partisë Demokratike', shkruan ai.