Bardhi: Nëse Berisha nuk largohet nga politika, opozita nuk do reagojë për të tjerët ‘Non Grata’

12 Prill 2022, 18:37| Përditesimi: 12 Prill 2022, 18:39

  • Share

1649781526_61f7f5cd4e188GazmentBardhi1e15722814458262.jpg

Deputeti Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit ia thotë në sy Sali Berishës se ata që janë shpallur ‘Non Grata’ duhet të largohen nga politika. Sipas tij, politika e Berishës se “kush mendon ndryshe nga ai është mbështetës i Ramës”, është e gabuar që çon në përçarje të partisë. Ndalur këtu, pas akuzave për “peng të Ramës” e që bëjnë biznes me të”, Bardhi tha se është gati të bëjë transparencë.

“Së pari, Sot iu kthyen traditës së vjetër e të shëmtuar të shpifjeve, baltës, kërcënimit dhe shantazhit ndaj Kryetarit të Grupit, se mendon ndryshe nga Z. Berisha. Flasim për bashkim dhe sulmojmë këdo mendon ndryshe. Flasim për bashkim dhe kush mendon ndryshe i thuhet je peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, se kush bën biznes me Edi Ramën, se kush ka fshehur lekët tek biznese të afërt të Edi Ramës, jam i gatshëm ta bëj transparencën tani.

Shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë për aksionin opozitar, për t’ua kthyer atyre votën e lirë, pa të cilën nuk mund të ketë mirëqenie, nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë integrim. 

Unë kam mendimin tim, i qëndroj parimeve të mija, dhe standardeve që ka vendosur kjo parti. Për mua personat e shpallet non grata duhet të tërhiqen nga politika. Nëse nuk tërhiqen, ndodh kjo që pamë këto dy ditë. SHBA pranon që Edi Rama ka ble vota me krimin e organizuar, selia e partisë më zë madhe të opozitës, hesht, nuk thotë asnjë fjalë.

Së dyti, sot pashë një shqetësim nga disa kolegë, dhe z. Berisha, pse është ankimuar vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri. Kjo është rrugë institucionale, është rrugë normale. Kujtoj që në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.

Së treti, mbështes qëndrimin e shumicës së deputetëve se vijimi me nje proces që quhet si riorganizim i partisë, në mënyrë të njëanshme, me kokëfortësi, kjo sjell përçarje. Mesa kuptoj qëllimi është pikërisht ky, të përçahet partia, të bëhet një parti më e vogël, të përdoret për interesat e një personi. Ky nuk është interesi i demokratëve dhe i PD”, tha Bardhi në mbledhje.


Lajmi kryesor:

7 orë mbledhje, palët dakord me propozimet e Lefter Gështenjas! Alibeaj: Proceset e njëanshme nuk bashkojnë! Berisha sulmon diplomatët: Po i ushtrojnë presion Apelit për '11 dhjetorin'


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?