Të shtunën kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar në orën 10:00 në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaroi se nesër nuk ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke shtuar se sipas tij Partia Demokratike momentalisht është pa kryetar. Ai nënvizoi se partia duhet të zgjedhë fillimisht ngërçin në PD dhe kjo sipas tij bëhet kur secili të heqë dorë nga interesat personale.
“Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.
Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”- shprehet Bardhi.
Kuvendi që zhvillohet nesër do të ketë ndryshime statutore. PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hierarki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues.
SA KARAGJOZE QE JE MOJ GAZMENDA...
Përgjigju