Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi i bëri thirrje PS-së që të caktojë sa më parë numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë numërimi i votave. Bardhi tha se duhet t;i ofrojmë Elbasanit një proces të qetë dhe korrekt.
‘Të jeni të sigurt se sot çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për vete dhe për familjen. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë sapo bëra thirrje për të nisur sa më parë procesin e numërimit, një proces model korrekt të numërimit. Ftoj PS të caktoj numëruesit për KZAZ-të dhe të nisë sa më parë procesi i numërimit, t’i ofrojmë Elbasanit në proces të qetë dhe korrekt. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe për Elbasanin, ftoj PS-në që të caktojë numëruesit dhe të nisë në mënyrë më korrekte të mundshme procesin e numërimi.’- tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Basha shpall fitoren pa nisur numërimi: Vullneti i popullit është në kutitë e votimit, fitorja për Aleancën për ndryshim
M.Q.//ReportTv.al