Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në fshatin Vidhisht të Roskovecit, nga ku u shpreh se prodhimet "Made in Albania" janë prioriteti i tyre kryesor. Teksa ka ndarë disa foto nga takimi, Bardhi shprehet se me programin e PD do t'i japin zgjidhje problemeve me të cilat po përballen njerëzit, ndër të cilat papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë.
“Made in Albania”, prioritet madhor. U takova me kënaqësi me demokratë dhe qytetarë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, së bashku me kandidatin Pelivan Bufi. Problemet kryesore të zonës janë papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë. Programi i PD ka zgjidhje shumë të mira dhe shumë të shpejta për të ulur papunësinë dhe për të rritur prodhimin “Made in Albania”.", u shpreh Bardhi.
Sipas tij, PD, me ardhjen në pushtet, do ta nisë punën me subvencionet dhe lehtësimet tatimore. Ai thotë gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë dhe kthyer të rinjtë në vend.
"Subvencionet dhe lehtësitë tatimore do të jenë ndër aktet e para të qeverisë së PD. Infrastruktura në fshat për të lehtësuar prodhimin dhe transportin e produkteve zë vend kryesor në program. Për PD, fermeri është investitori ynë strategjik dhe në do të bëjmë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë, për të kthyer të rinjtë në atdhe, për të hapur vende pune dhe oer të rritur të ardhurat! Vota juaj bën ndryshimin në 11 Maj!", shton ai.
Komente
