Myslym Murrizi

‘Bardhi ngjall pasiguri’, Murrizi shpërthen në mbledhjen e Këshillit të Rithemelimit: Ç’vlerë ka Flutura Açka me 1100 veta, kush është Oriola Pampuri?

5 Gusht 2023, 16:49| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 16:50

  • Share

TIRANË- Ish deputeti Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit një ditë më parë. Teksa ka komentuar situatën e opozitës, Murrizi ka thënë se fakti që Gazment Bardhi ka të drejtë firme në Partinë Demokratike ngjall pasiguri.

“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë. Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në.

Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi?

Koha do t’i zbuloj. Jo më larg se dje, Gazment Bardhi tha ‘Basha është njësoj si Berisha’. Ky parimor i madh. Unë kam që në vitin 1997 në opozitë me ju dhe nuk e ndryshoj qëndrimin tim. PD ka vuajtur nga ‘shqyerja e dyerve”, tha Murrizi.

Në fjalën e tij. Murrizi është shprehur se grupit të Berishës nuk ia ka marrë vulën as Lulzim Basha e as Edi Rama, por shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne vulën na e ka marrë Amerika, as Gaz Bardhi, as Lul Basha, as Rama”, tha Murrizi.

Murrizi ka sulmuar edhe pjesën e deputetëve që janë rreshtuar krah Lulzim Bashës, duke thënë se nuk kanë asnjë vlerë në Partinë Demokratike. Ndërkohë, Murrizi ka thënë se deputetët e Rithemelimit nuk po bëjnë asgjë për të përcaktuar një strategji për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ai nuk ka në plan në shkojë tek Ilir Meta.

“I shtytë dyert në vitin 2005, po ku i ke sot Bashën, Benet Beçin për Majlinda Bregun! U bënë biznesmenë, një më ndërtimet, një me zyrë konsulence. Shyqyr që s’ka pasur as Facebook në 2005-2013 dhe s’ka pasur asnjë teknologji. Treçereku i atyre që na kafshuan pas shpine do të ishin në kokërr burg si hajdutë. Ça vlera ka Flutura Açka me 1100 veta në Elbasan, kush është Oriola Pampuri? Kush është Dritani apo Kreshniku?!

Ndaje mendjen se nuk shkon. Unë kërkoj lëvizje konkrete për të ndryshuar ligjin në Kuvend nga ju deputetët këtu. Partitë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk shkoj dot te Ilir Meta. S’kam asgjë personale me të, por kur u nda me Nanon në 2004 ishte si ndarje marksiste-leniniste. Nuk më bëjnë duart. Po të ishte emri yt, (Berisha) në atë fletë votimi, do kishim marrë më shumë vota, por ishte ai i Metës”, u shpreh ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arberi: 05/08/2023 19:40

    z.Murrizi.Disa here thua sjam me Berishen,s'jam me Bashen,sjam me Bardhin,etj.Po me ke je ti.Prap ke shprese tek non grada.Behu me ate dhe dil hapur ne mbrojtje te tij.Anti amerikanet ne rrjesht me Berishen jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?