‘Federatë opozitare’, Report Tv zbardh takimin e Bardhit me Nokën e Rithemelimit dhe aleatët! Edhe Basha ‘pjesë’

10 Janar, 11:51| Përditesimi: 10 Janar, 12:27

  • Share

Deklaratat e Gazment Bardhit se shpejt, do të ketë zhvillime mbi bashkimin politik edhe jashtë parlamentit përmes një federate opozitare janë paraprirë nga disa takime të rëndësishme për t’i shërbyer këtij projekti me të cilën opozita synon daljen përballë Ramës në 2025. 

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, mëson detaje mbi takimin që Bardhi ka zhvilluar disa ditë më parë me numrin 2 të PD së Rithemelimit, Flamur Nokën, aleatët Agron Duka dhe Fatmir Mediu si dhe përfaqësuesin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasilin. 

Sipas burimeve ekskluzive të Report Tv në takim është diskutuar pikërisht mënyra e bashkimit përmes kësaj federate e konkludimin sa më shpejt për shkak se tashmë ethet e zgjedhjeve parlamentare të 2025 kanë nisur të ndihen. 

Megjithatë krahas teknikaliteteve se si do të bëhet bashkimi në një federatë, në kushtet kur PD ende nuk ka zgjidhur çështjen e brendshme të vulës, ngërçi edhe këtu duket të jetë Lulzim Basha. Aleatët kanë kërkuar që të gjendet një rrugë e mesme që pjesë e federatës të jetë edhe Basha, si mbajtësi zyrtar i logos dhe vulës së PD, por kjo ide e tyre ka hasur kundërshtimin e Bardhit, Nokës e Vasilit. 

Kundërshtimin për përfshirjen e Lulzim Bashës në federatën e opozitës, një ditë më parë qoftë Gazment Bardhi, qoftë përfaqësuesit e Rithemelimit e kanë kushtëzuar me ‘kthimin e tij në rolin e opozitarit’, me pretendimin se nismat e tij kanë qenë pro-Ramës. 

Ideja e krijimit të Federatës u prezantua më 24 nëntor nga aleatët tradicionalë të PD, pasi përgjatë dy viteve palët në këtë forcë politike kanë dështuar për bashkimin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alibeja: 10/01/2024 12:53

    Lulo mos bej gabim te bashkohesh me idjot Bardhin dhe injorant Noken se tani ata mbeten si peshku pa uje dhe duan te hane ndonje cop mish se nuk kane me ku te shkojne dhe duan te perfitojne nga gabimet e lulit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?