Gazment Bardhi thërret nesër mbledhjen e grupit të Rithemelimit. Përmes një njoftimi ai ka bërë me dije se për çfarë është rënë dakort në parim në Konferencën e Kryetarëve me deputetët e mazhorancës.
Gazment Bardhi: Nesër në orën 11:30, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar. Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord:
• Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë.
• Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.
• Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.
Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve.
Lajmi kryesor:
Pas 5 muajsh kaos, Rithemelimi dakordësi me PS për ngritjen e 2 komisioneve hetimore! Nënkomision për 'Reformat', anëtaret i cakton Bardhi e Çuçi
B.K//ReportTv.al