Në konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u përplas me gazetarin e medias së familjes Berisha, teksa i kërkoi të bëjë publikë funksionet që kanë anëtarët e PD-së që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
" Ne ju lamë akses të plotë ju dhe kamerave, asnjë nuk u pengua. Komisionet e verifikimit dhe regjistrimit të anëtarëve ishin në të gjitha ambientet ku ju ishit prezent. Çdo anëtar i Kuvendit Kombëtar që paraqitej në sallë regjistrohej në komisionin përkatës, dhe numri i anëtarëve në mbledhje, është numri i anëtarëve të regjistruar. Ky nuk është Kuvendi i parë që PD bën në Pallatin e Kongreseve. Kështu është bërë edhe kur në sallë ka qenë prezent Sali Berisha. Pallati nuk ka vetëm salla dhe karrige, kanë qenë të vendosur edhe në ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve. E sigurtë është që verifikohet shumë më mirë se në stadium. Se si e bëj unë transparencën nuk ma cakton Çim Peka. Çim Peka të bëjë transparencën e partisë së vetë. Koha kur Çim Peka ndërhynte në PD për interesa të Berishës, ka marrë fund. Secili është anëtar me funksion. Se çfarë është nuk e dini ju, nuk e di as Çim Peka", ka thënë Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i 18 dhjetorit, PD bën publike emrat e 5004 delegatëve! Bardhi: Në referendumin e Berishës votuan drejtues të LSI dhe drejtorë të Ramës (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al