Pas nismës së qeverisë për rritjen e pensioneve edhe opozita prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për të rritur në 300 euro pensionet minimale.
Nisma, që mban firmën e Gazment Bardhit, synon të kthejë në detyrim ligjor rritjen e pensioneve dhe jo ta lërë në vullnetin e qeverive.
“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro.
Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tenderë që pasurojnë oligarkët. Kjo mund të ndodhë në qoftë se paratë e qytetarëve miradministrohen dhe nuk shkojnë për fatura që i fut në xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë”, theksoi Bardhi.
Amendamenti i dytë kërkon që të heqë afatin kohor të tërheqjes së pensionit. Ligji aktual parashikon se një pensionist mund të lërë të pa tërhequr pensionin e tij deri në tre vite, ndërsa propozimi i Bardhit kërkon që afatet ligjore të hiqen dhe pensionisti ta tërheq atë kur të dëshirojë.
“Pensioni nuk duhet kuptuar në asnjë rast si dhuratë apo mëshirë, por duke qenë se rrjedh nga kontribute shumëvjeçare, si një e drejtë e patjetërsueshme që ka çdo qytetar për të përballuar kostot e jetesës në vitet që nuk është aktiv për punë”.
Projektligji i propozuar nga Bardhi për pensionet (PDF)
Ore Bardhosh,jam dakord qe pensione te mos kete nen 300 euro,por nga e si do t'i nxjerresh? Ty te ka ikur nje pjese e mire e moshes kontribuese ne pensione,ata qe i ke aty,nje pjese punojne ne te zeze,nje pjese deklarojne gjysem page e nje pjese nuk u depozitohen fare kontributet e pensioneve nga pronaret,ose u bejne derdhje te pjesshme e sikur te mos mjaftonin keto,ju ulerisni per cdo ngritje takse qe i behet bisnesit nga del buxheti i shtetit,rrogat e pensionet! Kerkoni pensione 300 euro,por nuk ju kemi pare te dilni kunder ngritjes se rrogave te administrates te superfryre qe dredh zinxhirin neper zyra,as kunder ngritjes se rrogave tuaja.Sa mire do te kishte qene sikur shtesat per rrogen e administrates e tuajat te kishin kaluar per pensionistet!Sa mire do te ishte qe ashtu sic flisni per tendera oligarkesh e aredim zyrash te sakrifikonit dhe rrogat tuaja per pensionet e njerezve te thjeshte! Jeni gati te sakrifikoni rrogat?
PërgjigjuNuk e duam pensionin 300 euro! Vetëm ju mos të vini në pushtet
Përgjigju