Në vijim të takimeve në terren në qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD, Gazment Bardhi është ndalur në zonën e rajonit nr.2, ku ka prezantuar disa pjesë të programit të opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është e papranueshme që në këto 12 vite biznesi është shtyrë drejt mbijetesës, duke imponuar largimin e të rinjve nga vendi.
Postimi i Gazment Bardhit
Më pak taksa, më shumë punë dhe para!
Takimet me banorët dhe tregtarët e vegjël në Rajonin 2 në Fier kanë një qëllim: njohjen me programin e PD që ul kostot dhe rrit të ardhurat për familjet shqiptare. Si do të ndodhë kjo?
Përmes uljes së taksave qytetarët dhe biznesin e vogël;
Ulje e çmimit të energjisë për biznesin dhe qytetarët;
Ulje e çmimit të karburantit;
Ulje e pagesës për hapësirat publike;
Rritjes së ndjeshme të pagave dhe pensioneve.
Është e papranueshme që në 12 vjet qeveria e shtyu biznesin e vogël drejt kufirit të mbijetesës ose drejt falimentimit, duke i detyruar njerëzit të largohen jashtë vendit për të gjetur punë.
Është koha të rinovojmë kontratën e besimit mes qytetarëve dhe Partisë Demokratike! Sa herë ne kemi qenë në pushtet, njerëzit kanë patur më shumë para, siguria për familjen ka qenë më e madhe! Jemi gati të qeverisim shumë më mirë, sepse ne jetojmë mes njerëzve të zakonshëm, jemi si ata, ndajmë të njëjtat probleme dhe shqetësime.
Së bashku, ne do të bëjmë të mundur ndryshimin për t’i dhënë mundësi kujtdo që dëshiron të punojë e të fitojë! Voto 1️ voto PD!
Komente
