Foto ilustruese

Bardhi Sejdarasi: Si ka mundësi që na vjedhin edhe në këtë mënyrë?

18 Dhjetor 2022, 12:26| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 12:27

  • Share

Është fundvit dhe njerëzit e janë zakon të blejnë! Blejnë për festa, por edhe për traditë: duhet tryeza plot për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Kohë krize në fakt dhe, çmimet bëjnë punën e tyre. Njerëzit janë "ngushtë" me të ardhurat, duan edhe të kursejnë, edhe për një ditë mbase më të vështirë! Dhe ndjekin raftet e supermarketeve për çmime të mira!

Po a e dini çfarë ndodh? Ti shikon etiketa çmimesh me ulje, pra ofertë për festa! Dhe nxiton të përfitosh, sepse ke idenë që ke kursyer ca lekë! E mbush karrocën me produkte dhe i drejtohesh arkës, për të bërë pagesën duke menduar se ke përfituar nga "oferta"!

Jo miq! Mos u gënjeni! Më ndodhi të kontrolloj rastësisht (edhe pse unë bëj gjithnjë skanimin e barkodit dhe verifikimin e çmimit) çmimin në raft, me atë në Arkë! Shihni çfarë vjedhje: në raft 330 lekë; në arkë 495!!! Si ka mundësi? Njeriu i shkretë nuk ka mundësi të kontrollojë çdo produkt në supermarket, duke e verifikuar atë me çmimin e arkës, ku kryen pagesën! Njeriu ble në supermarket, duke i besuar shitësit që, çmimin në raft e ka të njëjtë me çmimin në arkë! Jo!

Kjo është një vjedhje banale! E poshtër! E dënueshme! Që nuk duhet të ndodhë dhe duhet ndëshkuar ashpër! Sepse ne kemi institucione, që i paguajmë nga taksat tona dhe ato duhet të veprojnë! Vjedhje e ndyrë, në mirëbesim!

Nuk po shkruaj këtu sesa prej barkodeve të produkteve të ekspozuara janë false, duke hedhur dyshim të plotë për origjinalitetin e produktit! Mesele tjetër!

Unë këtu fola vetëm për vjedhjen e "zgjuar" të fundvitit! Kur ke çmim të ulur në raft dhe çmim tjetër në arkën e pagesës, për të njëjtin produkt! Kur ke "skonto" në raft, por çmim më të lartë se një javë më parë në të njëjtin raft!

Vetëm në Shqipëri besoj se ndodh kështu në fundvit! Nuk është vetëm maskarallëk! Është krim, për ata që mezi presin të blenë e të konsumojnë diçka të lirë, në këtë periudhë festash!

Unë e provova këtë te Market Italia! Thjesht DJE! Dhe nuk e lashë me Kaq!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora d'istria: 19/12/2022 10:28

    Edhe mua me ka ndodhur dhe jo njeher

    Përgjigju
  • Iris: 19/12/2022 04:27

    Gjera te tilla mund te ndodhin kudo,prandaj ka rendesi qe te shikosh me vemendje ekranin e kompjuterit ku dalin cmimet ne regjistrin ku ben tranzaksionin qe t'ia thuash kashieres qe ate moment,ose mbasi ke paguar mund te kontrollosh faturen,ose kuponin dhe nese shikon shkelje mund te shkosh ne service desk dhe te kthejne parate.Keshtu veprohet ketu tek ne,por qe cmimet ngrihen artificialisht per festa nga matrapazet shqiptare,nuk mohohet,per kete Shqiperia eshte unike.

    Përgjigju
  • Hustler: 18/12/2022 17:59

    Po kjo eshte vjedhja klasike,diferenca nga rafti ne kase

    Përgjigju
  • KASEM AGA: 18/12/2022 12:56

    O BARDH HAJDARI ktu e kan faijn vet njerzit ti ke të drejt që kta jan jo hajdut po super hajdut. Po të gjith e din që kta jan hajdut atëhere hajdutin kontrollier të Aria e kur shitësja të thot për shëmbull 100 mij lek thuaj jo motrës dashur bëjn 75 mij lek pse 100 e shitësja ska shanc. Në të kundërtën kthej mbrapsht thuaj nuk i dua haj vet. Pra fain e ka populli vet. In që shkruaj ktë koment jetoi në Gjermani prej 30 vjetësh edhe ktu ta bëjn ktë gjë por kur um i them pse e ke vën ktë punën 10 Euro pro bën 6 euro pse 10 shitësja thot më dal dhe e zbret menjëher. Pra gjithandej provohet me ta fut mor i lejo e mbaron historia. Pra të zgjuar se e din shum mir që kta duan të vjedhin ti mor i lejo. SHTETI smundet ti ri të gjithve nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?