‘Lufta’ në PD, Bardhi: Basha të mbledhë 18 votat për t’u bërë kryetari i grupit! Kreu i PD: Je shkarkuar, detyrën do ia delegoj një prej nënkryetarëve

4 Shtator 2023, 09:58| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:48

  • Share

TIRANË- Tensionet mes Partisë Demokratike u vunë re edhe në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Kreu i Partisë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përfshinë në replika në distancë, sa i takon vendimit të marrë nga Kuvendi Kombëtar i PD që shkarkoi Bardhin nga posti i kreut të grupit.

Ky i fundit vijon të shpërfillë këtë vendim, ndërsa nga oborri i parlamentit e cilësoi veten kreun e grupit dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve të marrin pjesë në takimin që ka thirrur ditën e martë, madje edhe Lulzim Bashës.

"Takimi i nesërm është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentare gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Ftoj secilin koleg të bëhet pjesë për të diskutuar se si ka funksionuar opozita gjatë këtyre viteve për ti dhënë fund kësaj situata që na ka vënë në siklet dhe për të ndërtuar një aksion politik parlamentar të përbashkët. Roli im si kreu i grupit të PD është të unifikojë çdo deputet në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës", tha Bardhi. 

Bardhi nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë Bashës, pasi thotë se kreun e grupit parlamentar e përcaktojnë vetëm deputetët, e për këtë ka bindjen se e mund në shifra kreun e PD-së.

"Basha nëse ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota të kolegëve anëtar të grupit të PD, vota e 19 do jetë e gazmend bardhit, kaq borxh ja kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të në kaq vite…

"Grimë humor, si çdo fund vere ka nevojë për grimca humori. 7 është më e vogël se 20 apo 30. Nuk e di se kush ja qëllim ta kthejë Bashën në qesharak që të pohojë se 7 është me madhe se 20 apo 30. Parlamenti vepron me rregullat të shkruara. Është e qartë, mbledhja e deputetëve cakton kreun e grupit të PD", tha Bardhi. 

Përgjigja i erdhi nga Basha, i cili tha se është i shkarkuar dhe se detyrën si kreu i grupit, do t'ia delegojë një prej nënkryetarëve të grupit. 

"Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë", tha Basha. 

Betejën për të qëndruar në krye të grupit, Gazmend Bardhi do ta vijojë të martën në mbledhjen me të gjithë deputetët e koalicionit, me qëllimin sipas tij, për të unifikuar opozitën.

"Mos u cudisni do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt", tha Bardhi.

Sali Berisha që është shprehur hapur pro negociatave për të futur të tijët ne grupin e Bardhit, konfirmoi se do të jetë i pranishëm.

Ora 16:27
Mbledhja e Bardhit, i bashkohen dhe aleatet, ja deputetet që pritet të marrin pjesë

Thirrjes së Gazment Bardhit për deputetë e opozitës për t’u takuar nesër për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë, i janë përgjigjur pozitivisht grupimi i deputetëve të Sali Berishës, si dhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.

Në mbledhje përflitet që të marrin pjesw edhe deputetët e Partisë së Lirisë. Ndërkohë që ashtu siç pritej, takimin do ta bojkotojnë deputetët e Lulzim Bashës.

Ora 10:47
Basha e largoi si kryetar i Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë

 

Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit. Bardhi tha "mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë".

Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit.

Ora 10:45
Bardhi i ftoi në takim, Berisha konfirmon pjesëmarrjen: Do shkojmë

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të tij besnikë në takimin e thirrur të martën nga Gazment Bardhi.

Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.
Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.
Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj.
Pyetje: Do të merrni pjesë në tryezë nesër?
Sali Berisha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.
Pyetje:Për negociata apo bashkim?
Sali Berisha: Do ti mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës. 

Ora 10:10
Basha i përgjigjet Bardhit: Je shkarkuar, postin e kreut të grupit do ia delegoj një nga nënkryetarëve

 

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Gazment Bardhit nga oborri i Kuvendit. Basha tha se Bardhi është shkarkuar nga kreu i grupit, ndërsa këtë detyrë që kuvendi kombëtar ia kaloi atij një ditë më parë, tha se do t’ia delegojë një nga nënkryetarëve.

Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e krut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 04/09/2023 11:00

    Lulush Bašiç e lyan rolin e Enverit…”je i çkalkual”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?