Gazment Bardhi

Politikë

Bardhi: Shqipëria në udhëkryq për blerjen e votës nga krimi i organizuar! Beteja për zgjedhjet ia vlen

10 Maj 2021, 19:18| Përditesimi: 10 Maj 2021, 19:28

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagon pas raportit të publikuar sot nga Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka lëshuar akuza për qeverinë duke thënë se vendi sipas tij ndodhet në udhëkryq për blerjen e votës nga krimi i organizuar.

“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin”, shkruan Bardhi.

Në raport thuhej mes të tjerash se “Ballkani Perëndimor, një udhëkryq i krimit të organizuar, drogave, azilkërkuesve dhe parave të pista”. Referuar kësaj, Bardhi shkruan se Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq sipas tij me vota të blera nga krimi i organizuar.

Komento

Komente

  • Luli: 11/05/2021 03:50

    Ky debili duhet te dali para drejtesise per bandat,dhe paramilitaret qe kishte mbas vehtes per terror ne Elbasan per vrasjen e nje mjeku.

    Përgjigju
  • timo: 10/05/2021 19:55

    Or ti Bardh,a e di? Fytyra e pa aftësisë është JUSTIFIKIMI. Tre herë rjesht jeni justifikuar me vjedhjen dhe blerjen. E keni bërë baltë. Bjerini shkurt. Dorëhiquni dhe meruni me ndonjë punë tjetër. Me ju Edi Rama fiton gjithmon. Ja u ka marë dorën. E njeh mirë pa aftësinë tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?