Gjatë takimeve në qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD në këtë qark, Gazment Bardhi është ndalur në qytetin e Divjakës ku ka zhvilluar një takim me fermerë dhe banorë të zonës.
Bardhi prezantoi nga Divjaka planin e Partisë Demokratike për Bujqësinë, duke theksuar se me këtë program i jepet zgjidhje problemeve me kritike të fermerëve sot.
“Garancia për të realizuar atë program, ku bujqësia dhe fermeri është një nga tre prioritetet tona kryesore është absolute. Cilido që do të cedojë 1 cm nga programi nga ky program, ekipin e Fierit bashkë me mua do e ketë kundër. Kjo sepse fshati po shuhet dhe fermerët janë duke menduar nëse realisht janë vlen te merren me punën e tyre apo duhet të mbyllin serat dhe gjithçka që kanë derdhur djersë deri më sot dhe të marrin rrugën për emigrim, por edhe me një fakt që është fatkeqësi sidomos në zonat rurale, që ka të bëj me shpopullimin dhe me largimin e të rinjve. Ne duhet të jemi në krahë të fermerëve për të ndalur shpopullimin”, u shpreh Gazment Bardhi
Më tej drejtuesi demokrat në qarkun e Fierit hodhi akuza drejt përfaqëuesve socialist në këtë fushatë, të cilët sipas tij me luksin e shfrenuar ofendojnë fermerët e varfër të kësaj zone dhe tentojnë që t’i fyejnë dinjitetin me blerje votash apo presione të ndryshme.
“Drejtorë me makina 200 mijë euro që i bëjnë karshillik fermerëve që punojnë nga mëngjesi deri në darkë nuk arrin të kursejë as 200 mijë lekë të vjetra dhe jo më te ketë makinë 200 mijë euro. Dhe këtë arrogancë nuk e kanë problem ta shfaqin kudo përpara kujtdo duke menduar që janë të përjetshëm apo se me lekët që na kanë vjedhur në 12 vite do vijë një ditë të na trokasin te dera dhe të na blejnë dinjitetin. Unë kam bindjen që jo demokratët, por edhe socialistët nuk e shesin dinjitetin këtu në Divjakë”, deklaroi Gazment Bardhi.
Nga Divjaka, Bardhi pati një apel edhe për kandidatët e PS në këtë zonë, duke paralajmëruar se me abuzimet që kanë bërë në vitet e fundit nuk do mundet t’i shpëtojnë SPAK-ut me imunitetin që të jep mandati i deputetit.
“Këtu në Divjakë na kanë kthyer financieren e Rrapush Xhaferrit, krahun e djathtë të Fredi Kokoneshit që jam lebetitur kur kam lexuar për të dy si ekip një raport të KLSH. Po bëja gati dokumentat dhe do e çoja në SPAK, por mora informacion, me thanë ska nevojë me e sjellë se ka 6 muaj që janë nën hetim dhe të dy kanë kry punë, si njëri si tjetri. Ata paraqiten përpara jush, jo për t’u përfaqësuar, por thjesht dhe vetëm që përmes votës tuaj të sigurojnë momentalisht një imunitet parlamenar me shpresën që t’i shpëtojnë burgut. Ta harrojnë! Kanë kry punë!”, u shpreh Bardhi nga takimi në Divjakë.
Në këtë takim, Bardhi ishte së bashku me kandidatët për deputetë të bashkive Lushnje dhe Divjakë.
Komente
