TIRANE- Sekretari i Pergjithshem i PD Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me strukturat ne Vaun e Dejës dhe Pukë. Nga Lezha ai akuzoi kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babani se vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse, sipas Bardhit në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash.
"Demokratet i gjeta të vendosur. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash.
Në takimet me strukturat e PD në Vaun e Dejës dhe në Pukë demokratët i gjeta të vendosur për të çuar deri në fund përpjekjen tonë të përbashkët për të siguruar që çdo qytetar të votojë i lirë dhe vota e tij të numërohet.
Ndamë së bashku shqetësimin se përfaqësuesit e Edi Ramës si në administratën qendrore edhe në bashki janë persona me të kaluar kriminale, ose njerëz që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kjo ka sjell braktisjen masive të qytetarëve, që shkaktuar varfëri, emigracion dhe pasiguri.
Rasti i Vaut të Dejës është flagrant. Kryebashkiaku ilegjitim Mark Babani vazhdon të ushtrojë detyrën me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse në dokumentat e burgjeve italiane rezulton i dënuar për vjedhje makinash. Për ne është e rëndësishme që alternativa kriminale e Edi Ramës në qeverisjen e vendit është demaskuar në sytë e qytetarëve. Bashkë me qytetarët dhe çdo demokrat nga cep më i largët i Shqipërisë, ne jemi gati ta zhbëjmë këtë të keqe dhe të ndalim bashkëqeverisjen me krimin", tha Bardhi.
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve, pas akuzave të bëra nga PD-ja se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill të vitit 1994.
Komente

Bej nalizen e ADN/se ...... del si vlla me Zogun e Tiranes
Përgjigju