Gazment Bardhi në 'Mëngjesin e Lutjeve', në Uashington

Politikë

Bardhi merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’: Bota do jetë më e sigurt tani që ‘dëgjova’ fjalimin e Trump

6 Shkurt, 16:55| Përditesimi: 6 Shkurt, 19:21

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.

Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë deputeti demokrat, me një postim në Facebook, teksa përforcon bindjen se SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë.

Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. 

Pjesëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?