Gazment Bardhi takime në Fier

Politikë

Bardhi takime në Fier: Qytetarët janë lodhur me propagandën e qeverisë në këto 12 vite, ne do të sjellim ndryshimin

23 Prill, 17:32| Përditesimi: 23 Prill, 17:37

  • Share

Udhëheqësi politik i opozitës në qarkun Fier, Gazment Bardhi zhvilloi disa takime ditën e sotme me banorët në Fier. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se njerëzit nuk e duan më propagandën e qeverisë.

Bardhi tha se gjendja në të cilën ndodhet vendi duhet që të ndryshojë, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet. 

‘Fier, çdo ditë me njerëzit. Takimet dhe biseda me fierakët janë një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar zërat dhe shqetësimet reale të njerëzve! Ata janë ngopur me propagandën dhe arrogancën e bandës së Belinda Ballukut në Fier. Fatmirësisht, po heqin dorë edhe nga luga bosh që u ka dhënë Edi Rama për 12 vjet me radhë dhe po na bashkohen për t’i dhënë një shans real punësimit, rrogave më të larta, pensioneve më të larta, taksave më të ulëta. Çdo mendim, çdo ide, çdo sugjerim është i rëndësishëm për ne. Ne duam që të ndryshojmë gjendjen me shpejtësi dhe do ta bëjmë këtë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes sonë’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?