Gazment Bardhi takim me Isabel Santos

Bardhi takon reporteren e Shqipërisë në PE: PS ka bllokuar prej dy vitesh ‘Zgjedhoren’! Çuçi: Platformë dialogu me opozitën për ligjet me 84 vota

27 Mars, 11:29| Përditesimi: 27 Mars, 11:52

  • Share

Dy deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar takime me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

Teksa ka ndarë foto me Santos, Bardhi zbulon edhe foksin e diskutimeve. Ai shkruan se e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian.

Bardhi thotë se mazhoranca ka dy vite që ka bllokuar reformën zgjedhore dhe se nuk po zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese, për herësin dhe votën e emigrantëve.

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë.

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë.“ – shkruan Bardhi.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pasi takoi reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, vlerësoi rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

“Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, ka thënë ndër të tjera Çuçi.

Çuçi tha se kanë hartuar një platformë dialogur me opozitën për ligjet me 84 vota.

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.

Nga ana tjetër, Tabaku, zbulon se fokusi i bisedës me Santos ka qenë procesi i integrimit dhe ecuria e Shqipërisë në raport me konferencën e radhës ndërqeveritare.

Tabaku nënvizoi se me rëndësi për Shqipërinë mbetet që të vazhdojë betejën kundër korrupsionit dhe për këtë mbetet me rëndësi vullneti politik.

Gjithashtu, Tabaku shprehu shqetësim për mënyrën se si qeveria ka vendosur të kalojë ligjin e zonave të mbrojtura, shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike, që sipas saj bien në kundërshti me frymën e procesit të integrimit dhe me direktivat e BE.

“Bisedë e frytshme me raporteren e Shqipërisë në PE Isabel Santos, në lidhje me procesin e integrimit. E rëndësishme që lufta kundër korrupsionit, check and balance të jenë produkte të parlamentit që i ka në themel të punës. Koha që integrimi të ketë në qendër qytetarët dhe jo politikën”, shkruan Tabaku.

Jorida Tabaku takim me Isabel Santos

Ora 11:41
Çuçi pret reporteren për Shqipërinë në PE: Platformë dialogu me opozitën për ligjet me 84 vota

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, prit sot në një takim reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

“Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi.

Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

“Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE”, ka thënë ndër të tjera Çuçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?