TIRANË- Çështja “Xibraka” ka rikthyer sërish “përplasjet” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi.
Vetëm pak orë, pasi Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, u paraqit ditën e sotme në SPAK (28 qershor), për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e ka publikuar përgjigjen e Prokurorisë. Në përgjigjen e prokurorisë së Posaçme vërtetohet zyrtarisht se Gazment Bardhi nuk ka kryer asnjë kallëzim penal ndaj Olsi Ramës.
‘Në kuadër të veprimeve verifikuese, është kërkuar informacion nga Zyra e Regjistrit në Prokurorinë e Posaçme, dhe nga shkresa Nr. 7973/1 Prot. datë 29 Maj 2024, rezulton se i kallëzuari Gazment Bardhi nuk ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ndonjë kallëzim penal në ngarkim të shtetasit Olsi Rama përgjatë vitit 2024.’- thuhet në përgjigjen e publikuar nga Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë janë vetëm kërcime të çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon.
'A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon.
Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!'- shkruan Rama.
Foto e dokumentit të postuar në X nga Rama
Reagon Bardhi
Por pas publikimit të përgjigjes së Ramës, ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Bardhi thotë ai ka bërë kallëzim, por jo në formën siç e do kryeministri Rama.
‘Po more budalla po kallëzim kam bërë! Lexo përgjigjen e drejtuesit të prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani! Unë nuk do bëjë kallëzimin në formën që don ti dhe yt vëlla, me qëllim rivarrosjen e çështjes që ekziston nga Prokuroria e Hanoverit. Unë kam bërë kallëzim siç e kërkon ligji në këtë fazë ku ndodhet çështja penale, dhe që ka risjell ekzaktësisht atë që unë kam kërkuar: “Rihapjen e dosjes penale 335/1-2016 që prokurori yt personal e kishte varrosur në 2018”.’- shkruan Bardhi.
Vetë Olsi Rama tha pasi doli nga SPAK se nuk ka asnjë lidhje me çështjen.
‘Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit në maj të këtij viti depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015. Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”. Nga ana tjetër SPAK ka rihapur hetimet për dosjen “Xibraka”.
Dokumenti i vene ne dispozicion nga Bardhi
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen 'Xibraka'. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje.
‘Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.
Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”, tha ai.
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit në maj të këtij viti depozitoi një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë në vitin 2015.
Në kallëzim e Olsi Ramës, thuhet se ai i referohet një deklarate të Bardhit bërë publike për median online lidhur me të. Sipas tij deklarimet e Bardhit përbëjnë elementë të veprës penale “Kallëzim të rremë”.
Shikoni Gazin palaçon e cirkut qē deri dje sla fjal pa thēn pēr Sali Bajgēn e sot e lēpin bythēn hajdut kriminelit Sali Bajgēs. E mjera Shqipri kush bēn pjes nē politik Gazi , Salinjani , flamuri pa shkop. O Zot sa keq pēr ktē vēnd prallor si Shqipri mavria.
PërgjigjuBardhi eshte cfare eshte ka bere nje veprim taktiko-juridik ka heq nga pezullimi nje ceshtje te vjeter me nje prove te re, qe kur ta kuptoje Rama do jete vone por shume vone per Olsin
PërgjigjuËshtë e çuditëshme: 1.Gaz Bardhi b..lëpirsi Saliut shpif si Saliu se ka bër kallëzim për Olsi Ramën për drogën e xibrakës..!! 2.SPAK përgënjeshtron se Gazi Ziu nuk ka bër kallëzim Gazi Kavajoti..!! 3.Qyretari Olsi kërkon të vërtetën ose Ai në burg ose shpifsi të mbaj përgjegjësi..!! 4.SPAK HESHTË..?? -Athere qytetari Olsi çfar duhet të bëi.. -Po KM Edi që e ka vëlla..çduhet të bëj me b..lëpirsin e Saliut Apo SPAK..??
Përgjigju