'Mos u angazhoni me non grata' Ambasada e SHBA-së: S'ndryshojmë qëndrim për Berishën! Në një zë me BE-në: Zgjidhni Avokatin e Popullit

21 Shtator 2023, 10:42| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 14:58

  • Share

Në radhët e Partisë Demokratike të opozitës vazhdojnë e thellohen polemikat e ndarjeve dhe paqartësitë e përfaqësimit të grupit parlamentar të saj. Ndërkohë që konflitet e brendshme brenda saj po mbajnë pezull dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.  

Një institucion që emrin e të cilit duhet ta propozojë opozita e cila vijon të përçahet gjithnjë e më shumë ndërkohë që ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kërkon që të zgjidhet dhe të mos mbahet peng nga kjo përplasje. 

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar aspak pozicion dhe qëndrim ndaj Sali Berishës që është shpallur non grata më 19 maj 2021.  Përplasjet në Partinë Demokratike për çështjen e drejtimit të grupit parlamentar, SHBA i sheh si çështje të brendshme të demokratëve.

Në vijim të reagimit ambasada nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla.

Në një reagim për Report Tv thuhet: Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi.

Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla".

BE: S'kemi folur me opozitën 

Një reagim lidhur me deklaratat e Gazment Bardhit se është konsultuar me SHBA dhe BE për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pati edhe nga Delegacioni i BE-së. Për Report Tv, Delegacioni i BE, nënvizon se nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë aktor politik në opozitë për çështjet e Avokatit të Popullit, por mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet për finalizimin e dy çështjeve të sipërpërmendura nga Kuvendi i Shqipërisë. 

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.”Lajmi ne perditesim... 

Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Ora 11:06
Delegacioni i BE kërkon të zgjidhet Avokati i Popullit, Mesazh Opozitës: Me rëndësi funksionimi i institucioneve demokratike!

1695284589_kuvend.jpg

Delegacioni i Bashkimit Europian mohon të ketë diskutuar anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti por se nxit në finalizimin e zgjedhjes së një emri. 

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-Jo anonim: 21/09/2023 12:11

    SHBA deklaron se për S.Berishën nuk ka ndryshuar mendim për shpalljen NON GRAT..ndaj të shqyrtohet mirë problemi tij ..Që do të thot..Të largohet Sb nga Partia,Foltorja menjëherë..! Daullet brenda për Ata që kan vesh..! Në kuvëndin e Shqipërisë nuk do pranohet asnjë nismë ligjore me firmën e Sb dhe..Gaz Bardhi kërkon të zbatohen firmat e Sali Berishës në Kuvënd..duke deklaruar se është Ai kryetar i grupit të saliut..ndërkohë se LuliBasha emrin një tjetër kryetar grupi..Atë që i bëri LIBRIN LULIT..dhe Ai e bëri deputete.Kjo është PD e Saliut TMERR I KOMBIT që SPAJ është në KOMA nga frika e Sb vrasës KILLER NË 33 VITE të mbi 20.000 të vrarëve nga 2 prilli 1991 Shkodër e deri 21 prill 2021 Elbasan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?