Gazment Bardhi ka folur pas kthimit në normalitet të Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse duhet t’iu kërkojë falje kolegëve opozitarë të grupit Basha pas përplasjeve që kanë pasur në Kuvend, Bardhi tha se janë të lutur që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të respektojnë vendimin e shumicës.
“Kolegët janë anëtarë të grupit të PD. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojnë vendimet e shumicës mbi lidershipin e grupit. As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe. Skam patur përplasje me askënd, kemi patur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësisht se ndanin mendim ndryshe, të respektonin protestën e kolegëve të tyre. Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancës, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë”, tha Bardhi për gazetaren Danjela Maloku.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Dy komisione hetimore dhe grup dialogu për ligjet me 84 vota! Bardhi fton PD, Basha e refuzon
SI.E.//ReportTv.al