Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

Politikë

Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut

8 Janar, 15:41| Përditesimi: 8 Janar, 21:47

  • Share

Opozita e quan tallje në prag të zgjedhjeve vendimin për të ulur çmimin e energjisë me 1 lek. Kreu i PD Sali Berisha tha në një deklaratë se kjo lëvizje favorizon vetëm shtresën e pasur. 

“Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde", tha Berisha. 

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi e quajti tallje për qëllime elektorale.

“Shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë cmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon.Pasi e rriti çmimin e energjisë me 30 përqind, duke pasur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për kilovat, por ndërkohë mbetemi përsëri vendi me çmimin më të lartë të energjisë se Kosova, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina!”, shprehet Bardhi.

Deputeti shton se ‘Edi Rama mendon se qytetarët shqiptarë ushqehen 1 herë në çdo 4 vjet, paguajnë për energjinë elektrike 1 herë në çdo 4 vjet, apo marrin ilaçe 1 herë në çdo 4 vjet’. Madje e quan si një mashtrim elektoral dhe “sa herë që ka zgjedhje, bën sikur ul për qëllime mashtrimi elektoral atë që në fakt ka rritur po vetë, sa herë përfundojnë zgjedhjet”.

“Ishte Edi Rama që rriti për 10 vjet çmimin e energjisë nga 7.4 lekë në 9.5 lekë, që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur me tendera dhe duke shitur më lirë e blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës së Energjisë, ndërkohë që sot thotë se është ditë historike që do bëjmë sikur ulim çmimin me 1 lek vetëm për 10 muaj sa të kalojmë zgjedhjet!”, shprehet deputeti i PD.

“Sot shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë cmimin më të shtrenjtë të energjisë krahasuar me vendet që blejnë energji nga Shqipëria. Për ilustrim në Kosovë çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjar është 7 lekë për kilovat. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se Edi Ramës nuk i intereson as varfëria dhe as mirëqenia e qytetarëve. Edi Ramës i intereson vetëm pasurimi dhe mirëqenia e vetes, Belindës dhe një grushti të vogël oborrtarësh të tij”, përfundon Bardhi.

Reagim pati edhe ish kreu i PD Basha që shkruajti se premtimi për energjinë është mashtrimi i radhës për të marrë votën me 11 maj.

Tabela e çmimeve të energjisë në rajon, e publikuar nga Gazment Bardhi

Ora 17:00
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!

1736072317_lulzimbasha.JPG

Lulzim Basha, kreu i Demokratët Euroatlantikë

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar sot (8 Janar) kryeministrin Edi Rama për dështim të përsëritur në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, duke përfshirë edhe këtë të fundit me uljen e energjisë elektrike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha ka renditur një sërë premtimesh të pambajtura, si; punësimi, shëndetësia falas, ulja e çmimit të energjisë dhe garantimi i rendit e sigurisë. 

Sipas tij, këto premtime janë kthyer në zhgënjime për shqiptarët, ndërsa qeveria i ka dhënë përparësi oligarkëve dhe interesave të ngushta.

Duke iu referuar premtimit të Ramës për uljen e çmimit të energjisë, Basha e cilësoi atë si “një mashtrim të radhës për të siguruar vota në zgjedhjet e 11 majit”. 

“Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës. Shqipëria meriton më shumë”, thekson Basha.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve gjithçka do të kthehet si më parë, duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë i Bashës:

“Para çdo palë zgjedhjesh, Edi Rama u premton qytetarëve parajsën, por pas zgjedhjeve ka ndodhur e kundërta:

-Premtoi punësim, por përzuri shqiptarët drejt emigrimit;

-Premtoi shëndetësi falas, ndërsa sot 60% e shpenzimeve paguhen nga xhepi i qytetarëve;

-Premtoi legalizime, por u vendosi tritolin;

-Premtoi ulje të çmimit të energjisë, por e rriti atë, burgosi dhe shtyu drejtë vetëvrasjes qytetarët që nuk kishin mundësi të paguanin;

-Premtoi rend dhe siguri, por ua dorëzoi qeverisjen kriminelëve, kanabizoi vendin dhe e shndërroi në lavatriçe të pastrimit të parave.

Edhe sot, premtimi i tij për energjinë, ashtu si 12 vite më parë, është thjeshtë mashtrimi i radhës për të marrë votën me 11 maj. 

Pas zgjedhjeve, gjithçka do të kthehet si më parë: favore për miqtë dhe oligarkët, ndërsa për qytetarët vetëm ndëshkime. Shqipëria nuk është pronë private e Edi Ramës. Shqipëria meriton më shumë”.

Ora 16:15
Sali Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë: Favorizon të pasurit!

1736162373_saliberisha.jpg

Sali Berisha gjatë një konference për mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot (8 Janar) pas deklaratës së Edi Ramës për uljen e çmimit të energjisë, për konsumatorët që harxhojnë deri në 700 kë.

Ai shprehet se kjo lëvizje e kryeministrit Rama favorizon vetëm shtresën e pasur.

“Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde”, u shpreh ish-kryeministri, që ndodhet prej më shumë se një viti i akuzuar dhe tashmë i pandehur nga SPAK, për aferën në dosjen “Partizani”.

Kreu i selisë blu thekson se ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me atë që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme.

“Ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet. Ne kemi pasur, sepse ai është memorieshkurtër, çmimin për shqiptarët në vitin 2013 që konsumonin gjer në 250 kilovat në muaj ka qenë 70 lekë, 0.7 lekë kW/h. Ka qenë çmimi për ata që konsumonin mbi këtë kuotë, 115 lekë. Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë”, shprehet Berisha.

Në fund ai akuzoi kryeministrin se kjo skemë është njëlloj si ajo ku i merret malli që i përket qytetarëve dhe e shpërndan njëlloj si tek të varfërit dhe të pasurit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?