Gazment Bardhi iu ka kërkuar llogari deputetëve të PD-së që mbështesin Sali Berishës pse nuk kanë reaguar për shpalljen ‘Non Grata’ të Aqif Rakipit.
"Flasim për bashkim dhe i fryjmë përçarjes, duke i shërbyer Edi Ramës. Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për shkak të vendimit të SHBA që fakton masakrën e zgjedhjeve nga Edi Rama, se si krimi është përdorur për të blerë vota, që njerëz të Edi Ramës kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota. Por çuditërisht në dy godina ka pllakosur heshtja: Në selinë e PS dhe selinë e PD. Heshtjen tek PS e kuptoj. Por pse hesht PD për konstatimin e SHBA që krimi ka blerë vota për Edi Ramën? Pse ka rënë heshtja në selinë e PD? Heshtja ka rënë për shkak se për një problem personal të Sali Berishës, ka kompleksuar gjithë partinë.
Asnjë fjalë për mbështetjen që po merr Shqipëria dhe demokratët nga SHBA-të, përballë një pushteti që sot është i zbuluar në paligjshmërinë e tij. Këto janë gjërat që kanë rëndësi për demokratët dhe shqiptarët, jo problemet e një individi me SHBA", tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
7 orë mbledhje, palët dakord me propozimet e Lefter Gështenjas! Alibeaj: Proceset e njëanshme nuk bashkojnë! Berisha sulmon diplomatët: Po i ushtrojnë presion Apelit për '11 dhjetorin'
B.K./ReportTv.al