Al Hilal në Arabinë Saudite ka bërë një ofertë 'shokuese' në drejtim të Nicolo Barellas, mesfushorit të Interit. "Sport Mediaset" bën me dije se në merkaton e janarit 2025, mesfushori e refuzoi atë me mirësjellje, duke treguar edhe besnikërinë ndaj zikaltërve. Rreth 140 milionë euro ishte oferta e parë.
Por asgjë nuk mbaron me kaq, pasi arabët kanë shtuar shifrat dhe sërish në verë do propozojnë një pagë prej 351 milionë eurosh për mesfushorin. Në Itali janë të sigurt se Barella nuk tundohet nga shuma e majme dhe se ka vendosur sërish të vijojë të jetë pjesë e projektit të Interit.
Besohet se Al Hilal do i propozojë Barellas një marrëveshje katër vjeçare me shumën e majme në fund të saj, duke e bërë atë italianin më të paguar në histori; duke kaluar edhe Graziano Pelle, i cili në Kinë fitonte 15 mln euro në sezon.
Komente
