Foto ilustruese

Baret dhe restorantet nesër mirëpresin klientët e parë pas 2 muajsh mbyllje, nën rregullat e Protokollit të kuq

17 Maj 2020, 23:06| Përditesimi: 17 Maj 2020, 23:08

  • Share

Nesër hapen baret dhe restorantet, duhet të respektojnë protokollin e kuq! Të hënën hiqen autorizimet për të lëvizur këmbësorët dhe automjetet

Pas rreth 2 muaj të mbyllur nesër,18 maj pritet të hapin dyert edhe baret e restorantet. Duke filluar nga dita e nesërme të vetmet aktivitete ekonomike që do të qëndrojnë mbyllur janë transporti publik, kufijtë tokësor, detar dhe ajror për qarkullimin normal të qytetarëve, mbyllur do të jenë muzetë, kinematë, teatrot ku mund të krijohen edhe grumbuj qytetarësh.

Po ashtu mbyllur do të qëndrojnë edhe clubet e natës. Ndërkohë, kafet që do të hapen do të duhet që të respektojnë protokollin e kuq, dhe do të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm në ambientet e hapura, ndërsa aktiviteti brenda lokalit do të jetë i ndaluar. Tavolinat në lokal duhet të jenë të vendosura 2 metra larg nga njëra-tjetra, si dhe klientët me stafin duhet të sigurojnë të paktën distancë 1.5 metra. Ambientet e biznesit do të duhet të dezinfektohen të paktën 2 herë në ditë dhe në lokal nuk do të lejohet të futen persona me temperaturë mbi 37.5 gradë.

Po ashtu ditën e nesërme do të zgjatet fasha orare. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se fasha e re e lëvizjes do të jetë deri në orën 21.00 si dhe do të mund të lëvizin pa autorizim edhe këmbësorët dhe automjetet, vetëm nuk lejohet kalimi nga zona e kuqe në zonën jeshile.

Ndërkohë do të vazhdojnë normalisht edhe emisionet televizive me kushtin e vetëm që të ruajnë distancën mes të ftuarve, deri në 2 metra. 

Komento

Komente

  • Kryqi: 18/05/2020 08:28

    Lokali ne foto eshte subjekt i ofl. Gazetar manall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?