Bota

Bari/ Kthyen apartamentin në laborator kokaine dhe marihuane, goditet grupi italo-shqiptar me 10 persona! Kapen sasi të mëdha droge, 6 shqiptarë nën akuzë (VIDEO)

9 Maj, 17:51| Përditesimi: 9 Maj, 17:56

  • Share

BARI- Kishin ngritur një laborator kokaine dhe marihuane me sipërfaqe rreth 200 metra katrorë në Puglia, goditet grupi italo-shqiptar.

Të paktën 10 persona u morën nën akuzë, prej të cilëve edhe 6 shqiptarë të dyshuar. Në pranga ranë 4 italianë dhe një shqiptar, kurse të tjerët me masa më të bura sigurie.

Aksioni erdhi pas dyshimeve për ngritjen e aktivitetit të paligjshëm brenda një shtëpie në zonën e Gravinës, ku u gjetën pajisje bashkëkohore për kultivimin dhe përgatitjen e marihuanës dhe jo vetëm.

Për këtë arsye, gjyqtari hetues i Gjykatës së Barit ka lëshuar një urdhër masash paraprake kundër gjashtë shtetasve shqiptarë: një në burg, dy në arrest shtëpiak, tre të nënshtruar detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore me detyrimin për të qëndruar në shtëpi.

Operacioni u krye ditët e fundit nga Guardia di Financa e kompanisë Altamura, me mbështetjen e njësive të qenve të grupit të reagimit të shpejtë të Barit dhe ushtrisë së njësisë operative metropolitane të Barit.

Gjatë hetimeve u sekuestrua laboratori klandestin dhe sasi të mëdha kokaine dhe marihuane, si dhe katër persona me kombësi italiane u arrestuan në flagrancë.

Të dyshuarit akuzohen se kanë ngritur një "program kriminal tipik për një organizatë kriminale".

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?