Barinjtë i vënë flakën malit të Tomorit për të hapur kullota, digjen dhjetëra hektar pyll dhe shkurre

13 Mars 2022, 16:56| Përditesimi: 13 Mars 2022, 17:13

  • Share

BERAT- Një zjarr ka nisur mesditën e sotme në malin e Tomorit në ish-komunën e Roshnikut. Flakët kanë djegur dhjetëra hektar pyll me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin MZSh-së të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri.

Burimet për Report Tv bëjnë me dije se vendi ku ka shpërthyer zjarri është 2 orë larg dhe terreni mjaft i vështirë.

Zjarrfikësit janë detyruar të ecin në këmbë për të luftua me flakët me mjete rrethanore dhe pompa shpinë.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pisha të egra si dhe sipërfaqe me shkurre apo kullota. Edhe në këto momente po vijohet puna për vënien nën kontroll të zjarrit por era e fort dhe terreni i vështir po favorizojnë flakët e zjarrit të cilat përpijnë çfarë gjejnë përpara.

Dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht nga barinjtë e zonës për hapjen e kullotave.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?