Barka: Greqia nuk hezitoi ta çonte çështjen në Hagë, do pranojë çdo vendim, ndërsa Shqipëria jo (VIDEO)

20 Tetor 2020, 21:53| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 22:22

  • Share

Për ndërmjetësimin e çështjes së detit nga Gjykata e Hagës, publicisti Panajot Barka u shpreh se Greqia nuk hezitoi për ta çuar çështjen atje ndaj ata do të pranojnë çdo vendim. Ndërkohë për Shqipërinë, ai tha se nuk do të bie dakord me atë që do të vendosë gjykata e Hagës.

"Kryeministri nuk foli për të zgjidhur problemin në bazë të etapave të duhura. Por e lidhi për të shpëtuar apo për të dhënë përgjigje për ato që merren me nacionalizmin përpara zgjedhjeve. Problemi është që ata që përkrahin zgjidhjen tani flasin me rezerva. Greqia nuk kishte hezitim të shkonin në Hagë. Kishin hezitim për ndërmjetësimin e një pale të tretë. Derisa kemi frikë tani, kjo do të thotë se atje mund të ndodhë që të trajtohet ndryshe nga ajo që është propaganduar deri më tani. Unë them që gjykata e Hagës është një zgjidhje për të hequr nga vetja ngarkesën emocionale që kemi mbi vete. Ajo ka një procedurë tjetër të gjatë dhe përsëri çështja do zgjidhet por sërish do të krijojë rezerva mes dy shteteve. Greqia do të pranojë çfarëdolloj vendimi që do të jepet nga gjykata ndërkohë në Shqipëri nuk do të pranohet. Kjo duke gjykuar historinë dhe interesat" - tha Barka.


Lajmi kryesor:

'Çështja e detit në Hagë', kolonel Myslim Pashaj del kundër: Nuk duhej çuar! E habitshme që Berisha edhe sot mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?