Barketa është bërë temë diskutimi e emisionit Repolitix në Report Tv, ku koloneli Myslim Pashaj thotë se ajo nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. sipas tij ajo nuk i përket Greqisë.
"Taboja e 2 vendeve bie në sy menjëherë. Sepse ne nuk jemi përballë një shteti që është tokë por jemi me një pjesë ishullore, përballë Karaburunit. Ne jemi mbizotërues ndaj hapësirës detare. Dhe ligji i detit thotë se toka zotëron ujin. Barketa u bë një strumbullar, sikur të jetë e perëndishme është në mes të kanalit të Korfuzit, 1937 është në krahun e Greqisë 1900 metra në krah të Korfuzit.
Ne ia kemi bërë vetëvetes. Këtu u fol për efektet e ishujve. Në gjykatën e Hagës do të jetë pikërisht kjo. Efektet e ishujve. Barketa nuk është ishull, është cekin shkëmbor, në baticë zbativcë zhytet dhe mezi duket. Efektet gjeografike në krahasim me korfuzin janë shumë të larta.
Kujt i takon ky shkëmb. Shqipërisë apo Greqisë. Ashtu ka qenë situata e të gjithë ishujve dhe arkipelagut. Nuk ka pasur mundësi që të përcaktohej se kujt i takonte ky. Shkëmbi barketa i takon Greqisë u tha. Kjo është e padrejtë sepse ska dokumenta", tha Pashaj.
Kurse publicisti Panajot Barka tha se Barka është një ishull që i përket Greqisë, por kjo është kundërshtuar nga të ftuarit në studio.
"Kjo çështje është marrë për të krijuar paralele ose precedente me vende të tjera. Pashaj në disa deklarta e ka thënë se nuk e dimë kujt i përket. Barketa është ishull shkëmbor i takon Greqisë. Gjykata e Hagës do të vendosë. Për aq sa di unë Gjykata do ta pranojë si ishull dhe do ti japë të drejtë.Janë shumë të rrezikshëm për të helmuar opinionin publik shqiptar në një çështje shumë serioze", tha ai.
Lajmi kryesor:
'Çështja e detit në Hagë', kolonel Myslim Pashaj del kundër: Nuk duhej çuar! E habitshme që Berisha edhe sot mendon se marrëveshja e 2009 ishte pozitive
//ReportTv.al