Foto ilustruese

Shëndeti

Barnat e rimbursueshme, Qeveria merr vendimin për Herceptinën, Rama: Pacientët do e marrin falas

12 Qershor 2018, 17:57| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 18:02

  • Share

Një tjetër vendim i rëndësishëm nga mbledhja e Qeverisë në Durrës ishte edhe miratimi i listës për barnat e rimbursueshme. Kryeministri Edi Rama tha se një prej këtyre barnave është edhe herceptina të cilën e marrin të sëmurët me kancer, të cilën pacientët do ta marrin falas.

Herceptina është një nga medikamentet më të shtrenjta dhe në mjaft raste pacientët janë ankuar për çmimin e tij si të papërballueshëm për xhepat e tyre.

Kemi marrë një tjetër vendim, duke përditësuar dhe listën e barnave, për shumë sëmundje të rrezikshme. Ky vendim vjen pak javë pas publikimit të listës së barnave dhe kemi shtuar dhe herceptinën një medikament shumë i rëndësishëm dhe shumë i shtrenjtë.

Edi Rama, kryeministër

 

Vendim i plotë

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.101, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PAKETËS SË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE, NË KUJDESIN SHËNDETËSOR PARËSOR PUBLIK, QË FINANCOHET NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.101, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: 1. Shtojca 2, “Barna dhe materiale konsumi në QSH”, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kudo në tekstin e vendimit, fjalët “Ministria/së e/së Shëndetësisë”, zëvendësohen me “ministria/së përgjegjëse për shëndetësinë”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?