Fillojnë sot dëgjesat e para për kandidaten demokrate Amy Coney Barrett, e nominuara për Gjykatën e Lartë e Presidentit amerikan Donald Trump. Juristja 48-vjeçae është zotuar të gjykojë çështjet ligjore në mënyrë të paanshme.
Në seancën e parë dëgjimore ajo do të shpjegojë filozofinë e saj ligjore dhe kualifikimet për postin e përjetshëm. Nëntë gjyqtarët e gjykatës së lartë shërbejnë me emërime gjatë gjithë jetës dhe vendimet e tyre kanë ndikuar në politikat afatgjata nga armët dhe tek të drejtat e votës, aborti apo financimet e fushatës.
Demokratët kanë kritikuar lëvizjet e republikanëve për konfirmimin e Barret përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe krizës së shkaktuar nga Covid-19. Miratimi i saj do të çimentonte një shumicë konservatore në Gjykatën e Lartë, me një shumicë 6-3, duke zhvendosur ekuilibrin e saj ideologjik për dekadat e ardhshme.
Presidenti Donald Trump zgjodhi gjyqtaren Barrett për të zëvendësuar të ndjerën Ruth Bader Ginsburg.
Republikanët - të cilët aktualisht mbajnë shumicën në Senatin e SHBA, organi që emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë - tani po përpiqen të përfundojnë procesin përpara se Trump të përballet me rivalin demokrat Joe Biden në zgjedhje.
Pas përfundimit të dëgjimit, çdo anëtar i komisionit mund të kërkojë një javë shtesë para votimit zyrtar. Pas kësaj Senati do të votojë për të konfirmuar ose refuzuar emërimin e gjykatëses.